Në kuadër të rregullimeve në sheshin “Nënë Tereza”, që po i paraprijnë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, është larguar nga kjo zonë edhe restoranti i ushqimit të shpejtë “Kolonat”, që kishte disa vite në hapësirën mes Rektoratit dhe Qendrës së Studimeve Arkeologjike.
Në fakt largimi i kësaj ndërtese të mbuluar me çadër ishte parashikuar që të bëhej në datën 20 gusht, por për shkak se godina tjetër nuk ishte gati, është shtyrë.
Kështu mbrëmjen e djeshme, dhjetëra punëtorë ishin të impenjuar për të çmontuar ndërtimin e lehtë.
Pas heqjes, kjo zonë do të pastrohet dhe do të kthehet në identitet.

Bravo qeveria Rama , keni akoma shume pune per te pastruar kellirat Berishiane !!
bukur RAMA po duhet shume kohe per te pastru halen e madhe qe ka lene SALI K….