Vizita e Papës bën xhiron e botës

Dita

Vizita e Papës në Shqipëri ka bërë xhiron e botës. Duke qenë vizita e tij e parë zyrtare në një vend Europian, të gjithë ekranet janë kthyer nga vendi ynë.

CNN ka si titull kryesor të  lajmeve-  “Papa Francesko udhëton në Shqipëri, një vend kryesisht mysliman”.

”IL CORRIERE DELLA SERA” –Tashmë kohët kanë ndryshuar dhe pranë ”Opera”-s, me një pankartë ku lajmëron shfaqjen e ”Traviata”-s, një kishë dhe një xhami ngrihen pranë njëra-tjetrës dhe papa Françesku do të ecë përmes mijëra njerëzve. Fjalët e para të papa Françeskut janë ”në këtë tokë heronjsh dhe martirësh”.

ANSA – Bashkëjetesa paqësore mes besimeve fetare në Shqipëri është një shenjë e bukur për botën, deklaroi sot Papa Françesku në përshëndetjen për gazetarët, ndërkohë që ishte në fluturim e sipër nga Roma për në Tiranë.

DEUTSCHE WELLE – Papa Françesku mbërriti sot në Shqipëri, në vizitën e dytë papnore në këtë vend, pas asaj të papa Gjon Palit II, në vitin 1992, një vit pas rënies së regjimit komunist në vendin ballkanik.

AFP – Papa Françesku mbërriti sot në Shqipëri për një vizitë njëditore, në këtë vend ballkanik që drejtohet nga një koalicion mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *