Ndryshe nga viti 1993 kur ishte President dhe mundi të presë Papa Vojtilën, këtë radhë, Sali Berisha do të jetë veçse një nga shumë të ftuarit që do të jenë të ulur në karriget e vendosura në sheshin Nënë Tereza.
Nëse kryeministri Edi Rama do ta mirëpresë Papa Franceskun në aeroportin Nënë Tereza, deputeti Sali Berisha pritet që të jetë me 139 kolegët e tij të tjerë dhe me ambasadorët duke pritur ceremoninë që do të zhvillohet në qendër të Tiranës.
Por duket se ngushëllimin, ish-kryeministri Berisha e ka gjetur tek fotot e realizuara ndër vite. Ai ka postuar në fb, foto nga takimi që ka pasur me Papa Vojtilën në prill 1993 dhe nga takimet në Vatikan kur ishte kryeministër me Papa Franceskun. /E.K

E i kerkonte papes qe ta bente katolike se e mbyten myslimanet!nga ana tjeter per llogari te sllobodanit na fuste ne konferencen islamike!!!MONSTER