Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka vizituar sot paradite qendrat e lëvizshme shëndetësore të cilat janë vendosur përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Ministri garantoi se janë marrë të gjithë masat e nevojshme për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët do të kenë probleme shëndetësore.
Në disa zona do të ketë çadra me staf mjekësor të specializuar. Në dispozicion të çdo emergjence do të jenë 15 ambulanca, si dhe helikopter mjekësorë, që mund të përdoren për raste kur do të ketë bllokim të lëvizjes së autoambulancave. /E.K
