Pas PD-së dhe Kryeministrisë, së fundmi është ambasada turke në Tiranë që ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi.
Në deklaratën publike thuhet se pretendimet e PD-së se Rama ka shkuar në Turqi për t’i dhënë një kompanie shfrytëzimin e një hidrocentral të rëndësishëm në vendin tonë, janë të pabaza.
Ambasada thotë se ajo ishte informuar me kohë për vizitën e Ramës, ndërsa thekson se bëhet fjalë për një vizitë jozyrtare dhe për të ka informacione edhe ministria e punëve të Jashtme të Turqisë.

Po PD shkon mbas budalleqeve te Collakut
Turp PD qe mban ne gjirin e saj nje amoral si ky tipi Collaku