Detaje nga vizita e Ramës tek familja e Klodian Rashës: “Për çfarë keni nevojë?” Babai, Qazim Rasha: Vetëm drejtësi, nëse nuk e vendosni ju do e bëj unë!

Rovena Cerka

Vizita e kryeministrit këtë të mërkurë tek familja e të ndjerit Klodian Rasha i cili mbeti viktimë e një plumbi nga arma e efektivit të policisë Nevaldo Hajdaraj ishte për t’i ofruar familjes mbështetje të çfarë do lloj forme.

Burime për gazeta DITA bëjnë me dije se kryeministri e ka pyetur babain e të ndjerit, zotin Qazim Rasha se për çfarë ka nevojë.

Qazim Rasha e ka paralajmëruar kreun e qeverisë se e vetmja gjë që kërkon është vendosja e drejtësisë e nëse nuk vendoset ajo nga gjykata ai do të përgjigjet me “vetëgjyqësi”.

Kryeministri është larguar nga familja e të ndjerit me premtimin se ashtu do të ndodhë.

Kjo vizitë ishte parashikuar të qëndronte larg vëmendjes së publikut.

Klodian Rasha humbi jetën mëngjesin e 8 dhjetorit ndërsa për shtatë ditë me radhë mbarë vendi kishte protesta të shumta për të kërkuar drejtësi.

Ish efektivi Nevaldo Hajdaraj është shfaqur mëngjesin e së premtes në gjykatë i penduar dhe i ka kërkuar ndjesë familjes Rasha.

 

c.r/ dita

Share This Article
16 Comments
  • Bravo i jati i djalit , I ka thene shume mire, qe do vetem Drejtesi.

    Se Rama ka vajtur per te bere pazar qe te mos denohet polici,
    ndaj i thote ” Per cfar eke nevoje”

    Ka nevoje vetem per DREJTESI, per azgje tjeter

  • Mundet dhe ta sakrifikoje ate policin gomar e kafshe nga shpirti , qe i mori jeten djalit tuaj ne lulen e rinise ,bile komplet i pa fajshem .E besoj se ndryshon ,nga 4 te renet ne 21 Janar qe u sharruan me kallash (tme falin familjaret )se i vrau vellai i tij i madh Saliu. Dihet i duhen njeri tjetrit ,nuk bejne dot pa njeri tjetrin .

    Por mund te ndodhe ,tamam sic i ktheu magjen 4 djemeve ,baballareve me duar ne xhepa te pa fajshem ,qe lane femijet e tyre per jete te jeteve jetime ne 21 janar . Prej gjakut te tyre hipi ne pushtet ne 2013 .I vrau per se dyti . . Dhe si pashah i madherishem ,( qe i duket vetja ) , zgjodhi pa deshiren e gjithe popullit Shqiptar Meten President .Prandaj neser , mund te thote ,une jam kryemister dhe nuk nderhy ne organet e drejtesise ,se drejtesia eshte e pa varur nga politika ,por as edhe nje here nuk e pranojne kurre se :::

    DREJTESIA ESHTE E VARUR KOKE E KEMBE NGA LIGJI
    ..

  • Ke gjetur personon e duhur per drejtesi.Ai eshte kompetent vetem per tu dhene poste te larta atyre qe duhej te ishin ne burg!

  • EDI RAMA BERI MIRE QE I PREMTOI BABAIT TE VIKTIMES DREJTESI, POR KA 8 VJET QE POPULLI I KERKON DREJTESI PER KRIMET E VJEDHEJT E SALI BERISHES E ILIR METES DHE AI JUSTIFIKOHET SE DREJTESINE E JAPIN GJYKATAT…

    DY RASTE DY STANDARTE. TURP!

  • O Ed ma bere kete si Pal Vaten nr kohe te Enverit u morr vesh eshte fatkeqesi e madhe mjerr atij qe i bie !

  • Cfare eshte kjo lepirje ndaj kesaj familjeje qe rriti nje kriminel?
    Votat paskan shume vlere. Qeveria nuk eshte kujtuar per sa e sa raste te tjera qe vertet jane per tu patur prioritare.
    Na kane veshtirosur leximin e lajmeve keta legene, qe te vetmin objektiv kane pushtetin dhe vjedhjen nepermjet tij.

  • DITA: Për të gjithë idiotët që shajnë KM Rama pse shkoi në familjen e viktimës:Jeni idiot.
    -Rama nuk ka nevoj për VOTA prej asaj familje.
    -Rama nuk merret me DREJTËSINË sa e si do e dënoi ish policin..Ai do dënohet sipas ligjit.
    -Përgjigja e të jatit sado dhëmbje që ka për të birin nuk është e drejtë.Sipas tij Ish polici dihet të VRITET..!?
    -Drejtësia do jap vendimin sipas nenit përkatës,por nuk ka SOT VENDIM ME VDEKJE.
    -Viktima po të ndalonte kur i tha polici NDAL…do të ishte gjallë sot.
    -Neni që kanë vënë “Vrasje me dashje..” nuk është e drejtë.Ndonse me dashje..pa dashje u vra një djal i ri,por që theu ligjin e daljes në kohen e gabuarë në vëndin e gabuarë.
    -Këtë që po shkruaj,do të shkruaja edhe sikur gjëma të kish ndodhur me DJALIN TIM..!
    -Dënimi policit ka stepur Policinë e Shtetit për të mos vepruarë më as për një kriminel që tenton të vrasi vetë policin e Shtetit.
    -Ministri Lleshaj u tregua burr-Shteti me dorheqjen që dha.SALIU nuk do e lejonte një gjë të tillë sepse është vet VRASËS.
    -Ky është ndryshimi i Ramës me SaliSërbin.
    -FLM DITA,EDI RAMA.

  • Kopenhagen, qenke sa maskara, aq edhe injorant. Kush te tha more trushkulur qe ai djale ishte kriminel ? Edhe nese beri ndonje gje te paligjshme (dalje naten, apo mosbindje e urdherit te Policise) eshte kundravajtje dhe jo krim, qe nuk denohet me vdekje, por maksimumi me ndonje gjobe. Keshtu eshte edhe ne ate Danimarken tende (nese je vertet ne Kopenhagen). Sa per ate punen e votave ke te drejte, sepse hipokrizia e Edi Rames eshte e neveritshme dhe irrituese.

    • Flm per fjalet qe me thua. Vetem shikoje njehere veten ne pasqyre, natyrisht nese ke nje te tille ne kasollen tende.
      Tani, une jam vertet ne Kopenhagen, dhe te them qe te dalesh me pistolete ne dore, dhe mos ti ndalosh policise kur jep urdher te ndalosh, te kripin ne vend.
      Kete ta them me siguri, sepse kam nje jete ketu.
      Sakrifikimi i punonjesit te policise qe e qelloi, ngelja “pa zot” e nje pistolete te gjetur aty prane, pretendimi se viktima kishte dale “per kafe dhe cigare”, jane te gjitha makinacione per tu bere qejfin ketyre qe kercenojne me hakmarrje.
      Polici eshte njeri, ashtu si une edhe ti (nese je i tille), dhe natyrisht qe trembet kur dikush i del naten me arme ne dore, nuk i ndalon, per me teper ne gjendje shtetrrethimi. Ndoshta ka patur reagim te tepruar, por ka qene ne krye te detyres, dhe nuk mund te sakrifikohet.
      Keshtu or mjeshter i ofendimit.
      Provoje te tregosh rastin kudo ne Perendim, dhe do te me japesh te drejte, per me teper qe kjo ndodhi ne Shqiperi ku maskarenjte behen deputete dhe banditet shpallen “Nderi i Kombit”.

      • Kopenhagen, qenke me trap se sa kujtoja. Kush te tha se ishte i armatosur ? Te paska mbetur truri tek lajmi i rreme qe dha Policia ne fillim per te lare veten. U vertetua dhe shkencerisht qe nuk ishte arma e tij, o rryp pa vrima. Le ta pranojme qe ishte « budalla ». A vritet njeriu se eshte budalla ? Vetembrojtje quhet kur te sulmojne, kurse viktima e mori plumbin nga prapa, pra duke ikur dhe jo duke sulmuar. Nuk behesh i mençur duke jetuar, qofte edhe ne Danimarke. Duhet te kesh lindur i tille, por ti duket qe je hajvan qe ne gjeneze.

  • O RAJMOND VLONJATI ÇA PERFITIMI KA RAMA QE TE MOS DENOHET POLICI O TRUTHAR NA RROFSH TRAPIN IDJOTER SI PUNA JOTE KA SA TE DUASH QE I RENDOJN TOKES

  • Mallakastrioti,nuk ta lus ta provosh ne koke te femijeve tuaj por ti dhe ai kopenhagen e meritoni,sidomos kopenhage qe e quajti ate djalin kriminel.Kur paska ndodhur ne Danimarke qe qenkan vrare njerez se kane thyer nje urdher te KM SEPSE ESHTE THJESHT URDHER E JO LIGJ.

  • Shikoj qe kane ber komente 2 vlonjate edhe un jame vlonjat dhe po u kujtoj se nga njerezit e nates ne Vlore eshte vrare nje shef policie ne krye te detyres, nje njeri shembullor;une e kisha djale xhaxhaj.Besoj se kini degjuar apo edhe mund ta kini njohur, [Ka ndodhur para rreth 10 vjeteve] E permenda kete per te theksuar se hijet e nates jane gjithemon te rrezikshem dhe per mendimin tim polici eshte i pafajshem, ka vepruar ne krye te detyres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *