Aeroplanmbajtësja amerikane Carl Vinson bëri një ndalesë historike në Vietnam, në atë që është vizita e parë e një anije të përmasave të tilla që prej përfundimit të luftës në Vietnam.
Aeroplanmbajtësja ankoroi në qytetin port të Danang, ku zbarkuan fillimisht trupat amerikan gjatë luftës, çka e kthen atë në një zonë simbolike.
Vizita synon të tregojë thellimin e lidhjeve ushtarake mes dy vendeve. Por sipas analistëve, i pashmangshëm është edhe mesazhi që i përcillet Kinës në mes të konfliktit për Detin e Kinës Jugore.
Ky zhvillim vjen ndërsa Kina njoftoi buxhetin ushtarak prej 1.11 milionë juan, një rritje prej 8 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Korrespondentët e huaj thonë se edhe pse bashkëpunimi mes SHBA dhe Vietnamit është rritur, ai vazhdon të jetë i kufizuar dhe Vietnami duhet të shqyrtojë me kujdes mesazhin e kësaj vizite.
Kina është padyshim superfuqia rajonale dhe deri më tani partneri më i rëndësishëm tregtar për Vietnamit. Kështu, ky i fundit duhet të shmangë çdo hap që mund të cenojë lidhjet me fqinjin e fuqishëm.
l.h/ dita
