Zv/Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Podgoricë nën masa të forta sigurie.
Siç bën të ditur portali i së përditshmes malazeze, “Vjesti”, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara që krahasohen me ato që u morën gjatë vizitës së Bill Klinton, i cili e vizitoi Malin e Zi më 11 maj të vitit 2011.
Para mbërritjes së Thaçit, policia malazeze i shtoi forcat për t’i ofruar siguri ministrit kosovar. Këto masa janë marrë, pasi në Podgoricë janë paralajmëruar protesta të serbëve të shpërngulur nga Kosova.
Kujtojmë se për shkaqe sigurie është anuluar edhe ligjërata e Thaçit në lidhje me integrimet në NATO, transmeton “Telegrafi”.Thaçi pritet të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror malazez.

Shyqyr qe shpetoi nga atentati hahaha gallate gazetat tallen dhe me Hashim Thesin.
HA. KREJTE LOJE E DY KRIMINELEVE ME TE NJOHUR TE BALLKANIT. NE DEMONSTRATA NUK ISHIN AS 250 VETA.