Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vizita në Tiranë, pritje zyrtare në Pallatin e Brigadave për Vuçiç
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Vizita në Tiranë, pritje zyrtare në Pallatin e Brigadave për Vuçiç
AktualitetLajme FlashLajmi i funditPolitike

Vizita në Tiranë, pritje zyrtare në Pallatin e Brigadave për Vuçiç

Bledar Lumani
Published May 22, 2015
Share
SHARE

Zbardhen detaje të axhendës së vizitës së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Mësohet se për Vuçiç do të ketë pritje zyrtare në Pallatin e Brigadave, raporton Ora News.

Një pritje zyrtare e ngjashme nga përmasat me atë që kryeministri Vuçiç i bëri Ramës më 10 nëntor 2014.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur dje, kryeministri serb tha se ishte optimist përpara vizitës në Shqipëri dhe se do të vijë në Tiranë për të ndërtuar marrëdhënie të mira.

Vuçiç  tha se Serbia “dëshiron të nxjerrë në pah perspektivën e saj europiane dhe i uroi Shqipërisë një rrugë të mbarë drejt Europës“.

Ppor nënvizoi se Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat e saj kombëtare dhe shtetërore, ashtu siç Shqipëria do të bëjë të njëjtën gjë, informon Tanjug.

Kryeministri serb tha se ka besim se dallimet mund të tejkalohen përmes dialogut dhe diskutimeve, duke theksuar se Serbia dhe Shqipëria janë të lidhura në bashkëpunim ekonomik.

Duke vënë në dukje, që vizita në Shqipëri do të jetë e para e një kryeministri serb, Vuçiç tha se kërkon të diskutojë me zyrtarët shqiptarë çdo gjë që ka të bëjë me të dyja vendet në këtë kohë, dhe beson se marrëdhëniet do të përmirësohen duke pakësuar dallimet.

“Shqipëria ka qenë një vend i izoluar pas Luftës së Dytë Botërore dhe po ashtu Serbia ka qenë e izoluar gjatë 30 viteve të fundit, dhe kjo është arsyeja se pse të dyja vendet duhet të jenë të hapura për investime reciproke,” tha Vuçiç.

Bledar Lumani May 22, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • Shqipe says:
    May 22, 2015 at 1:13 pm

    RAMA do ta nderoje me te njejten mase, si Vucici enderoni Ramen dhe Shqiparine ne 10 Nentore 2014, pra nuk do te kete flamuresh Serb qe te vepalvitet ne Tirane. Ne te kundert RAMA do te quhet tradhetare. Serbia dhe Vucici nuk mund te ne neshtrojne. Flamuri I Serbise le te ngrihet ne Serbi e Jo ne SHQIPARI . Shkurt duhet ti pergjigje I me te njejtin AKT. Duhet ti kthejme Reston qe na dha……

    Reply
    • beni says:
      May 22, 2015 at 2:57 pm

      Ne shqiptRet e shqipnis,nuk kemi qen ndonjeher raciste ose ekstrem ne nacionalizem pervecse diktatorit hoxha e se dyti sali shkerdhates dhe popujt e ballkanit sidomos fqinjet i kemi respektuar e i respektojme se se bashku kemi luftuar kunder turqise dhe ku nder nazifashizmit!
      Kur tu vije ne kosove apo maqedoni po deshet shtini me gure apo dhe me opinge sic esht zakoni tek ju myslimanet shqiperia nuk eshte arabi apo kalifati islamik!

      Reply
      • Bertoja Shkodër says:
        May 22, 2015 at 9:07 pm

        Është fakt që nuk kemi qenë racistë apo ekstremistë ndaj fqinjëve tanë Serbëve dhe Grekëve,kjo pasi ne nuk jemi si ata,jemi rracë tjetër,jemi SHQIPTARË.
        Thua se i kemi respektuar dhe i respektojmë fqinjët e unë natyrshëm të pyes po ata a na kanë respektuar ndonjëherë dhe a na respektojnë?!(Pyetja është retorike)
        Me Shqiptarët që jetojnë në Shqipërinë Natyrale,konkretisht në Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi dhe Çamëri ne nuk kemi asnjë dallim,por shqipfolësa si ti,të shitur për 300 euro mundohen të mbjellin përçarje mes Shqiptarëve të besimeve dhe krahinave të ndryshme që ëndrrat e “Fqinjëve tanë të bekuar(sipas teje gjithmonë)” për Vorio Epirin dhe për një dalje në det të mund të realizohen lehtësisht.
        Dhe diçka tjetër kur t’i referohesh historisë të jesh i saktë me terminologjinë që përdor.
        Fjalia…kemi luftuar kunder turqise dhe kunder nazifashizmit… është e ndërtuar me dashje gabim nga ana jote.
        Fjalia e saktë mund të ishte:Kemi luftuar kundër Perandorisë Osmane dhe kundër Nazizmit Gjerman dhe Fashizmit Italian.
        Fjalia e saktë mund të ishte dhe:Kemi luftuar kundër Turqve Osmanë dhe kundër Naziztëve Gjermanë dhe Fashistëve Italianë.
        Zgjedhja jote për të përmendur si armik Turqinë e për të mos përmendur 2 shtetet e tjera është bërë për të nxitur përçarje mes Shqiptarëve bazuar në besimin e tyre të sanksionuar dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë,gjë që përbën dhe vepër penale.

        Reply
  • Zoro says:
    May 22, 2015 at 4:12 pm

    Le ta presi sipas te gjitha rregullave protokollare qeveritare sepse do tregojme se jemi te civilizuar dhe jo nacionalist te semure sic benin serbet ne Beograd ndaj Shqiptareve, buqeta me lule nuk meriton por rregullat te respektohen me shume rigorozitet sepse lufta e pare botrore per goditjen e mbretit te serbise filloje, duhet te jemi vigjilent per kete sepse per nje buzvic behet nami.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?