Në ditën e parë të vizitës treditore në Turqi, Papa Françesku bëri thirrje që t’i jepet fund të gjitha formave të fondamentalizmit dhe shtoi se nuk mjafton vetëm ndërhyrja ushtarake për të ndalur militantët islamikë, por duhet luftuar edhe kundër urisë dhe varfërisë.
Pas takimit me presidentin turk Rexhep Erdoan në pallatin presidencial të sapondërtuar, Papa tha se dhuna e terroristëve nuk ka gjasa të ndalet në Irak dhe Siri, ku shumë të krishterë dhe muslimanë shiite po përndiqen çdo ditë nga Shteti Islamik, mbështetës i një dege radikale të islamit sunit.
Udhëheqësi shpirtëror i 1.2 miliardë katolikëve edhe një herë i kritikoi ashpër ekstremistët që pretendojnë të kenë ngritur Kalifatin në territoret e Lindjes së Mesme.
“Është e drejtë që gjithmonë duke respektuar ligjet ndërkombëtare, të ndalosh një agresor të padrejtë. Ajo që na nevojitet është një përkushtim i të gjithëve për të luftuar jo vetëm ushtarakisht, por edhe për të luftuar urinë dhe varfërinë”, u shpreh Papa Françesku.
Para takimit me Erdoganin, Papa vizitoi mauzoleumin e Mustafa Qemal Ataturkut, themeluesit të shtetit modern turk në vitin 1923.
Të shtunën ai do të udhëtojë për në Stamboll, ku do të takohet me Patriarkun ortodoks Bartolomeu I, në përpjekje për të afruar dy degët kryesore të krishtërimit, të ndara prej mëse 1 000 vjetësh.

RESPEKTE
Se pari me turqine duhet dakortesuar, kush jane ekstremistet fetare ne bote?