Askush nuk e di që miti i revolucionit kuban, Che Guevara, ka shkelur tokën e shqiponjave. Për herë të parë, ish-ambasadori shqiptar në Kubë, Mihallaq Gjinikasi, rrëfen ardhjen e mistershme të Guevarës në Tiranë dhe takimin e tij me kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehun.
Ai rrëfen itinerarin e çuditshëm, takimet super të fshehta si dhe strehimi i tij në siguri të lartë, në vilat e pushimit në bregdetin durrsak. Ish-diplomati tregon se udhëtimi i Guevaras kishte qenë shumë i gjatë.
Ndërkohë, për të mbërritur në Shqipëri, i ishte dashur të maskohej në mënyra të ndryshme, në mënyrë që edhe prezenca e tij të mos vihej re. Në Shqipëri ai ka pasur një takim me kryeministrin e asaj kohe, Mehmet Shehu, me të cilin kanë folur më shumë për idetë revolucionare dhe gatishmërinë për t’iu bashkuar revolucionit.
Pas bisedimeve, ai është drejtuar për në vilat e Durrësit, ku edhe ka kaluar natën. Ditën tjetër ai është drejtuar për në Kubë, pa bujë dhe salltanet të rastit, siç ndodh rëndom kur priten dhe përcillen emra të veçantë të qeverive.
Në dëshminë e Gjinikasit mbetet enigmë fakti përse kreu i atëhershëm i shtetit, Hoxha, nuk e ka takuar revolucionarin e madh, të cilin ai shpesh e ka përdorur si model të idealeve të tij.
“Për Ernesto Guevaran nuk dija shumë gjëra. Kisha lexuar diçka nga shtypi i huaj, nga i cili informohesha në mënyra krejt të ndryshme. Shtypi perëndimor e paraqiste si një figurë terroristi, gati-gati të çmendur, ndërsa shtypi i disa prej vendeve të Lindjes e jepte krejt ndryshe: e paraqiste si një mjeshtër të guerilëve, si një ndezës i shkëndijave revolucionare, si një revolucion shëtitës!…
Kisha marrë detyrën ta prisja në Tiranë. Ashtu bëra. Vizita e tij bëhej e fshehtë, sepse kështu ishte kërkesa e tij. Aq sa dija ose më saktë, aq sa mund të dija në atë kohë, kujtoja se Che Guevara ishte vërtet një revolucionar, por si të thuash, revolucionar i një tipi të veçantë. Afërsisht i atij formimi ishte edhe Fidel Castro…
Teksa e takova, në çastin që sapo mbërriti, Che qëndronte i heshtur. Ndoshta ndihej i lodhur, ndoshta i vetmuar, në një vend krejt të panjohur për të. ‘Këtu, në Shqipëri, jeni si në shtëpinë tuaj’, ndërhyra unë kur vura re se tregohej gjysmë i hutuar. Ishte fillimi i viteve ‘60. Che nuk ishte më i madh se tridhjetedy vjeç, me një fytyrën plot qime e me sy të ndritshëm. Ai mundohej të fuste në dritën e vështrimit të tij sa më shumë hapësirë nga natyra e Tiranës.
Detyrën e kisha marrë tepër të përcaktuar: ta shpija në takim me kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehun. Me aq sa mund të nuhasja unë në atë kohë, por edhe me gjithçka ngjau më vonë, vizita ishte tepër konspirative. Ishte një vizitë që kryhej sa për mirësjellje, ngaqë nuk mund të refuzohej nga pala shqiptare. Ishte një vizitë, siç mund ta gjykoj tashti, për t’i dhënë mikut kuban një përvojë shqiptare, ndoshta për t’i korrigjuar ndonjë ide rreth mënyrës se si piqen e shpërthejnë natyrshëm revolucionet popullore.
Vetura na zbriti drejt e përpara dyerve të Kryeministrisë. Gjithçka ishte sajuar në atë mënyrë që mysafiri të paraqitej te kryeministri shqiptar si një mik i huaj i popullit tonë. Edhe shtypi, siç do të vihej re më vonë, do t’ia kalonte heshtjes këtë ngjarje politike. Madje, nuk do të kishte as koment zyrtar. Në ekspozenë e tij, Che Guevara paraqiti një pasqyrë të shkurtër të asaj që kishte çuar në përmbysjen e diktaturës së Batistës (Fulgencio Batista Zaldívar) dhe në fitoren e revolucionit. Ndërkohë, ai shfaqi disa nga pikëpamjet lidhur me ndezjen e revolucionit dhe hedhjen e popujve në flakët e luftës për liri dhe drejtësi shoqërore.
Che, me sa merrej vesh, rëndësi i kushtonte rolit përcaktues të revolucionarëve të vendosur, duke parë te këta të fundit faktorin numër një të përmbysjeve të mëdha revolucionare dhe si shembull konkret jepte Kubën. Nuk ishte e vështirë të kuptohej se midis bashkëbiseduesve ekzistonte një ndryshim jo i vogël lidhur me rrugët e mënyrat e ngritjes së popujve në luftën për liri dhe drejtësi shoqërore. Gjithsesi, secili shpalosi pikëpamjet e tij, duke mos iu kundërvënë shokut, çka ndikoi për mirë në mbarëvajtjen e dialogut.
Në fund, kryeministri shqiptar kishte përgatitur një dhuratë – surprizë. Che Guevara e mori automatikun e dhuruar, u ul në gjunjë, e puthi armën dhe qetë-qetë u ngrit në këmbë. Gjithçka u krye me një solemnitet tepër të veçantë.
Edhe pse kanë kaluar plot 40 vjet nga ajo kohë, shpeshherë pyes veten: si mundet një njeri të vërë mbi supe detyra aq shumë të rënda, gjithsesi të papërballueshme në mënyrën se si ideoheshin dhe zbatoheshin! Sidoqoftë, ato që për një njeri të zakonshëm konsiderohen aventura, për idealistët janë thjesht misione që duhen përmbushur”, është rrëfimi i Gjinikasit.
Vajza e diplomatit është pagëzuar nga Che Guevara Sot ajo është martuar, por harron se mes kujtimeve të saj zë vend edhe Che Guevara. Ishte ende kërthi, kur ministri i asokohe i Shëndetësisë kubane, pas një vizite që pati në rezidencën e Ambasadës shqiptare, mori vesh se ambasadorit i kishte lindur një vajzë. “Ç’emër i keni vënë?”, kishte pyetur ai. Mihallaqi kishte thënë se ende nuk i kishin zgjedhur një emër. Revolucionari kishte përfituar dhe u kishte kërkuar familjarëve të kishte nderin t’i vinte emrin vajzës. Që atëherë ajo mori emrin Susana, një emër tipik kuban. “Mbaj mend që derisa unë u bëra pesë vjeç, Che Guevara vinte në shtëpinë tonë gjithnjë. Zakonisht për datëlindje më sillte dhurata të bukura dhe dhurata më e bukur që më ka bërë është një kukull prej porcelani, shumë e kushtueshme”, tregon Susana.
Pasi kishin kaluar vitet, ajo kishte kuptuar se mysafiri i nderuar nuk kishte shkelur më në shtëpinë e tyre sepse kishte vdekur, megjithatë kur u rrit vazhdoi të mbante të fshehur në zemrën e saj një mit, një idhull. Ishte Che Guevara, të cilin ndryshe nga të rinjtë e asaj kohe, ajo e kishte takuar, madje kishte qëndruar për minuta të tëra në prehërin e tij.
Ish-ambasadori Gjinikasi tregon se, përveç ardhjes së revolucionarit në Tiranë, shtetarë të tjerë shqiptarë janë takuar me Guevaran, atëherë Ministër i shëndetësisë i Kubës.
“Një delegacioni qeveritar shqiptar arriti në Kubë në vitin 1964 dhe kryesohej nga Bilbil Klosi (babai i Fatos Klosit). Gjatë bisedës ai vlerësoi popullin shqiptar, duke theksuar se është një popull i vogël, por me një histori të madhe dhe qartësoi se për këtë qëllim ai ishte bërë mik i përhershëm me shqiptarët dhe vizitonte rregullisht Ambasadën shqiptare në Kubë”, tregon Gjinikasi.
Ambasadori rrëfen se ka bërë disa herë lidhje të historisë së ngjashme shqiptare me atë kubane dhe se si ata arritën të kthenin lagjet e pasura në shkolla, njëlloj si partizanët shqiptarë.
“Ndërsa biseda mes miqsh vazhdonte, në derë u duk një grua trupmadhe, elegante dhe me pamje fisnike. Ato pak thinja në flokët e saj të krehura me kujdes si në Buenos Aires, nuk ia fshihnin bukurinë e dikurshme të vajzërisë. Kur e pa, Che Guevara u habit dhe, duke shtrirë duart përpara, i drejtohet i habitur: ‘Po ti këtu?! Si na gjete’?! U ngrit dhe e përqafoi me shumë mall. ‘Sapo zbrita nga avioni i linjës. Miqtë gjenden kudo. Vij nga Argjentina’… Ishte nëna e Che Guevaras, Celia. Pas kësaj atmosfera u bë më intime dhe më e ngrohtë. Natyrisht, edhe konjaku ‘Skënderbeu’ bënte punën e tij. ‘Konjakun e keni mjaft të mirë… ndërsa ambalazhi… jo i bukur! Një ambalazh i tillë ua komprometon disi cilësinë”, kujton ai. /Telegrafi/

Vaw
Che Guevara ishte nje REVOLUCIONAR I MADH qe do mbetet IDHULL i rinise boterore!
Jo me kot fytyra e tij eshte e stampuar ne bluzat e miliona te rinjve kudo ne bote!
Kujdess gazeta: Bilbil Klosi eshte babai i Ardian Klosit.
Nuk e di nese dhe per koicidence babai i Fatos Klosit quhet Bilbil.
Gabimin nuk e ka gazeta, gabimin e ka ai qe ka shkruar kujtimet qe ia ka fut kot se ashtu e ka ditur. Spresoj qe nuk ia ka futur kot edhe per ato te tjerat e nuk i ka perralla me revolucionare. Ky Che-ja ka qene nje kokerr anarkisti, qe kujtonte se me nje automatik ne dore mund ta bente boten sic ia donte bytha atij e Fidelit. Gjelle qensh, me nje fjale.
Gabimin nuk e ka gazeta, gabimin e ka ai qe ka shkruar kujtimet qe ia ka fut kot se ashtu e ka ditur. Spresoj qe nuk ia ka futur kot edhe per ato te tjerat e nuk i ka perralla me revolucionare. Ky Che-ja ka qene nje kokerr anarkisti, qe kujtonte se me nje automatik ne dore mund ta bente boten sic ia donte bytha atij e Fidelit. Gjelle qensh, me nje fjale. ###
Nje aventurier megalloman,qe mori ate qe kerkonte.
Keni nje problem me komentet, jane invisible per lexuesit
jane filtrat selektive sipas emrit te komentuesit dhe jo se jane invisibel.
Jetojme ne kohen e “demokracise” ku cdokush eshte i lire te shprehe mendimin e tij, mjaft qe te mos merziten bossat e politikes dhe bossat e perendimit.
DAVA KRIMINELASH,
NGUSHELLIME PER JU O SHOKET E DITES.
BILBIL KLOSI nuk eshte babai i FATOS KLOSIT eshte babai i te ndjerit ARDIN KLOSIT
FATOSI eshte djali i QEMAL KLOSIT
BILBILI E QEMALI jane kusherinj te 3 ose te 4
Bilbil Klosi nuk eshte babai i Fatos Klosit por i te ndjerit Ardian Klosit.Babai i Fatos Klosit quhet Qemal Klosi,kusheri i Bilbil Klosit,te dy nga fshati Klos i Mallakastres.Bilbil Klosi ka qene Minister i Drejtesise ne kohen e regjimit komunist,ndersa Qemal Klosi ish-Drejtor i Shoqerise
Shqiptaro-Kineze te Lundrimit Detar Nderkombetar(CHAL-i).
Si ka mundesi, edhe pas gjysem shekulli,
tregohet si per kujtime te bukura diplomatesh, pervoje marredheniesh,
teksa ishte fjala per krim te permases boterore…
SA KRIMINELE GJAKATARE DHE TERRORISTE NDERKOMBETARE KA STREHUAR ENVERI ME MEHMETIN GJATE DIKTATURES BOLSHEVIKE FAMEKEQE NE VENDIN TONE?
kaq te varfer jeni ne lajme jeni !?ky eshte lajm I 5a6 muajve me pare.
Në mars të vitit 1962 (dhe jo në vitin 1964 siç kanë raportuar disa të përditshme shqiptare, duke i besuar kujtesës së një dëshmitari) një delegacion tregtar qeveritar shqiptar, i kryesuar nga ministri i Drejtësisë Bilbil Klosi, u prit me nderime nga legjendari Ernesto Çe Gevara (Che Guevara, 1928-1967), që në atë kohë ishte ministër i Ekonomisë. Këtë e konfirmon në ditarin e vet politik Enver Hoxha. Madje, Çe-ja ka bërë një akt të kalorësiak, duke mos pranuar të marrin një fabrikë ferrokromi nga çekët, që këta të fundit, në kulmin e përçarjes së madhe të Tiranës me bllokun lindor, ua hoqën shqiptarëve (“Delegacioni ynë tregtar qeveritar lajmëron nga Kuba se është pritur shumë ngrohtë. Është takuar me E. Guvarën, i cili ka thënë se do të na japin çdo gjë që kanë. Ka thënë, gjithashtu, se çekët u kanë propozuar kubanezëve fabrikën e ferrokromit që na e hoqën neve, por këta ua refuzuan, duke u thënë se shqiptarët i kemi vëllezër”, shkruante Enver Hoxha në Ditarin e tij politik, më 27 mars 1962). Po ashtu, Enver Hoxha, më 8 prill të atij viti, shënon: “Shokët e delegacionit qeveritar tregtar, që u kthyen nga Kuba, na njoftuan se gjatë qëndrimit të tyre atje, u krijuan momente të zjarrta revolucionare, dashurie dhe respekti për Partinë e Punës të Shqipërisë dhe për popullin shqiptar, që nga baza dhe deri te Kastroja. Kubanezët kërkojnë eksperiencë nga ne dhe ne do t’u japim materiale nga ato që flasin për eksperiencën tonë modeste”.
Meqë ra rasti, në Ditarin e vet lideri shqiptar nuk përmend ndonjë vizitë sekrete të Gevarës në Tiranë në vitin 1960, ku të jetë pritur nga Mehmet Shehu. Madje, në shtypin shqiptar ka qarkulluar dhe lajmi se Çe-ja ishte i lumtur që mbante një automatik “kallashnikov” të prodhimit shqiptar, që ia ka dhuruar kryeministri i Tiranës. Autorët e këtij lajmi nuk e dinin që në vitin 1960 nuk ishte ndërtuar ende uzina e Poliçanit! Nga ana tjetër, ardhja “sekrete” e Gevarës në Tiranë në vitin 1960, nuk kishte si i fshihej diktatorit. Vizita e udhëheqësit të revolucionit kuban, për vetë kohën dhe detyrat që mbante në vitin 1960, ishte e pamundur të realizohej. Dihet që Enver Hoxha më vonë është shprehur tepër negativisht për këtë legjendë të shekullit XX.
Hajde Naske, hajde. Si i njihke ato veprat e atij Enver Gjirokastres, mor aman germe per germe. Me duket se keni gjalle ndonje rreth enveristash dhe vazhdoni beni konspekt dhe forma edukimi. He me te lumte, keshtu te do Atdheu.
Vetem me nje gje me cudit pak. Ate fabriken e ferrokromit kubanezet nuk eshte se nuk e moren ngaqe na kishin vellezer (pa lere c’pjerdh ne ditarin e vet politik ai psikopati se edhe ai ia fuste si kau peles sa here i duhej t’i hidhte trute e gomarit miletit). Ke degjuar zotrote per ndonje mineral ne Kube ti? Pale pastaj ferrokrom?? Une per vete per vec kallamit, atij te sheqerit me demek dhe ndonje banane nuk di te kete gje tjeter. Po keto nuk perpunohen dot me fabrika ferrokromi, prandaj vellezerit kubaneze edhe po ta pranonin ate fabriken nuk kishin cfare te kallnin ne te.
Sa Mihallaq Gjinakasi ka? Se ne fillim te vite “60 nje M.Gjinikasi nga Korca ka qene sekretar i pare ne Vlore; kishin dhe nje vajze te adoptuar.
Babai i F.Klosit quhej Qemal.
Kush eshte autori shkrimit?
Pse nuk citoni ku e moret ju gazetaret e Dita-s? Te gazeta Telegraf eshte edhe emri i autorit..
Po Saliu ku ka qene ne ate kohe, apo ruante dhite dhe i binte me ….dore.