Vizitat e pesë sekretarëve amerikanë të Shtetit dhe mesazhet

Saimir Lleshi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që kanë ndikimin më të madh politik në botë. Kjo është arsyeja që vizitat e zyrtarëve të lartë të këtij vendi shoqërohen me shumë bujë, veçanërisht në vende të vogla si Shqipëria.

Sot pritet të vijë në vendin tonë sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Vizita më e lartë është ajo e Presidentit Xhorxh W. Bush në vitin 2007 ku dha dy mesazhe të rëndësishme në Tiranë, shpalljen e pavarësisht së Kosovës si dhe pranimin e Shqipërisë në NATO.

Pas rënies së komunizmit, Shqipërinë e kanë vizituar disa zyrtarë të lartë të SHBA-ve.

Vizitat nisin me James Baker, sekretar i Jashtëm, i cili erdhi në vendin tonë pas rënies së diktaturës komuniste. Ai u prit jo vetëm nga krerët e shtetit në atë kohë, por edhe nga mijëra qytetarë shqiptarë të mbledhur në Shesh.

Baker mbajti edhe një fjalim në vitin 1991, fjalim i cilësuar historik për vendin tonë pasi po dilte nga një regjim tërësisht i izoluar në një shtet pro perëndimor. Qëllimi i vizitës ishte mbështetja për demokracinë në Shqipëri dhe shkëputjen nga komunizmi.

Vizita e tij pësohet nga një tjetër vizitë e rëndësishme 8 vite më vonë. Madlene Allbright erdhi në Tiranë gjithashtu për t’i thënë Shqipërinë se Amerika ishte me ta. Sekretarja e Shtetit në atë kohë, e quajtur edhe si “gruaja” e hekurt e Bill Clintonit, vinte në Tiranë edhe me një “sukses madhor” për shqiptarët; nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujes ku Kosova shkëputej përfundimisht nga Serbia.

Përkrah Ilir Metës si kryeministër në atë, zonja Allbright ishte e qartë në mesazhin e saj: Kosova do të bëhej një shtet i pavarur.

Në vitin 2003, Shqipërinë do ta vizitonte sekretari Colin Powell, një ish-gjeneral i lavdishëm i Luftës së Gjirit gjatë kohës viteve ’90. Ai vinte në Tiranës për të firmosur “Kartën e Adriatikut”, që në një far mënyre i hapte rrugë Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë në të hynin në NATO. Maqedonia ende nuk është anëtarësuar në këtë organizatë për shkak të bllokimit të Greqisë.

Vizita e ardhshme ishte ajo e sekretares së Shtetit Hillary Clinton. Ajo do të vizitonte Shqipërinë në 100 vjetorin e pavarësisë në nëntor të vitit 2012. Vizita shprehur rikonfirmimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, por më vonë doli se vizita e zonjës Clinton ishte për të përmbushur një numër vizita në fund të mandatit të saj.

Vizita e John Kerry-t duket se ka disa arsye specifike, veçanërisht pranimin nga ana e Shqipërisë të muxhahedinëve iranianë. Ata largohen nga Iraku ku kanë jetuar në të ashtuquajturin “Kampi i Lirisë”. Grupimi ka luftuar kundër regjimit iranian, ndërsa kishte lidhje të ngushta me Sadam Hysein.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *