Vjedh dy skafe, arrestohet

Saimir Lleshi

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për vjedhje. Në pranga përfundoi Admir Bulla, 36-vjeç, banues në këtë qytet.

“Kapja dhe ndalimi i këtij personi u bë në lagjen “24 Maji” pranë vendit ku banonte”, sqaron policia.

Ai akuzohet se më datë 5 tetor, ka vjedhur 2 motorë uji: njëri tip “Jonson” prodhim i 2005-ës me 40 KF dhe një tjetër tip “Evinrude” me 3.3 KF, në pronësi të shtetasit: Xh.C. 60 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *