Dy të rinj përfunduan në pranga pasi akuzohen për vjedhje. Rasti regjistrohet në Korçë dhe policia thotë se ka prangosur shtetasit Romeo Cane dhe Danjel Dauti, 27 dhe 26 vjeç, të dy banues në Korçë.
Sipas policisë, të rinjtë akuzohen se më datë 25 janar të këtij viti kanë vjedhur në banesën e shtetasit A.C, 41 vjeç, në lagjen nr 10 në Korçë, një magnetofon dhe një biçikletë.
Gjithashtu më datë 28.01.2016, gjatë natës, kanë vjedhur me thyerje, banesën e shtetasit R.D, 64 vjeç, banues në lagjen nr 6 Korçë, ku kanë marrë atje, disa bizhuteri.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. /Dita/
