Vjedhja e të paktën 2 km teli përcjellës të linjës së tensionit të mesëm ka lënë pa energji elektrike qindra banorë në disa fshatra të Mirditës.
Vjedhja është kryer gjatë mbrëmjes së të premtes nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë, pa energji elektrike kanë mbetur tre fshatra të Bashkisë Rrëshen. Sipas banorëve, vjedhja e telit të bakrit është bërë me qëllim shitjen e tij për skrap.