Vjedhja “Bajraba” dhe vjedhja e Shqipërisë

anazapta

Mediat shqiptare duke iu referuar atyre amerikane njoftuan se akademiku Kosta Bajraba së bashku me gruan dhe vajzën e tij janë arrestuar në SHBA. Nuk dua të nxitohem për të nxjerrë konkluzione të parakohshme, pavarësisht se kemi një version të mediave amerikane që e kategorizojnë atë si një tentativë vjedhje në një qendër tregtare në Paolo Alto të Kalifornisë ku thuhet se familja Bajraba qe pushime. Dua të nënvizoj se nuk e njoh fare personalisht zotin Bajraba dhe as kam ndër mend ta marr në mbrojtje në këto pak rreshta që po shkruaj. Përfshirjen e tij e të familjes në këtë histori pres të ma qartësojë pas disa ditësh deklarata zyrtare e organeve kompetente amerikane. Nuk do ndjej asnjë keqardhje edhe nëse ai (apo ndonjë pjesëtar i familjes) deklarohet fajtor në ngjarje përsa është paraqitur paraprakisht. Pas kësaj le të marrë mbi shpinë edhe pasojat politiko-shoqëroro-akademike që mund të pësojë personaliteti i tij në Shqipëri.

Por, ajo që më nxiti që të shkruaj, ishte, siç edhe nënvizova më lart, ai reaksion i menjëhershëm që u shfaq karshi tij, duke marrë të mirëqenë atë që thuhet, për një vjedhje rrobash me vlerë $238. Urrejtja ndaj gjestit të tij ia kalonte edhe urrejtjes ndaj gjesteve disa vjeçare të Berishës a Metës. Dhe, ky krahasim është diametralisht i kundërt, pasi në dallim nga dy të fundit, që janë personalitete të politikës së madhe, zoti Bajraba është një pikë ujë në oqean në planin e peshës politike që mbart.

Këtu qeveritarët, nga më i vogli e deri të koka komanduese, po vjedhin përditë Shqipërinë, pasuritë e paçmuara të saj. Po i përvetësojnë ato nëpërmjet të tretëve për të humbur gjurmët dhe nesër fëmijët e nipërit e tyre do jenë Sheikët e Shqipërisë. Për ta flitet me gjysmë zëri, arrihet deri aty që t’ua justifikojnë vjedhjen e pasurisë kombëtare, ndonëse ajo ndodh në dritë të diellit, para syve tanë. E sërish u mbushen sallat e mitingjeve, i duartrokasin, i mbështesin, i votojnë…

E pra, një vjedhje e Bajrabës në SHBA, ndolli përçmim ndaj tij, ndërsa vjedhje që secili prej nesh ndesh përditë, është bërë pjesë e jetesës e shumë pak vetëve u bën përshtypje. Sa shumë u dhembi disave një vjedhje e rëndomtë në një shtet të Amerikës! Po a nuk duhet t’u dhembë shumë herë më shumë vjedhja e shtetit të tyre? Që vjedhja kur ndodh në Shqipëri të mos quhet si virtyt dhe kur ndodh në Amerikë të mos quhet ves, s’më mbetet tjetër veçse të them: Shqiptarë! Duajeni Shqipërinë, ashtu siç doni Amerikën!

 

Opinion i nënshkruar: Altin Ketro

Share This Article
1 Comment
  • me pak fjale sot je i nderuar ne shqiperi nqs se vjedh dhe me mir nje hekurudhe e vjedhur nje miniere e vjedhur nje det i caperlyer sa sa nje cope buke .Dhe i gjithe shtypi pro qeveritar ju turren hajdutit te vogel si nje kriminel -nuk e mbroj xhestin e tij por e denoj ,nqs eshte e vertete-dhe harrojne te thone per argiten shkelzenin ramen boden fidelin tomin salen meten e kompani qe po i rjepin cdo dite lekuren ketij populli ,dhe ne emer te tij cdo dite pasurohen ,cdo dite flasin per te per te qene i pari qytetari per tu tallur me te etj nejse KY POPULL KA ATE QEVERI QE E MERITON E PERSERIS QE E MERITON mir na i bajn dhe nanat te na lerojme pak e kemi JEMI SI KOMB I TREDHUR NJE KOMB I TREMBUR NJE KOMB QE SDI TE FITOJE POR DIN TE PRESE DHURATA NGA QIELLI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *