Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 7 të arrestuarit në lidhje me vjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë. Në seancën e sotme, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 punonjësit e degës së Thesarit dhe nipin e të akuzuarit kryesor Ardian Bitraj, Klevis Bitraj, i cili dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e parave të vjedhura.
Gjatë sezonit të pushimeve gjykatat dhe prokuroria punojnë vetëm për masat e sigurisë.
***
Hetimet: Bitraj vidhte me leje
Nga Artur Qoraj
Vjedhja e bujshme e 713 milionë lekëve nga arka e Bankës së Shqipërisë çon në 9 numrin e të arrestuarve. Pas arrestimit të Ardian Bitrajt dhe Mimozia Bruzias, në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, kanë vënë në pranga edhe shtatë persona të tjerë të implikuar në çështjen e vjedhjes së lekëve në bankë, ndërkohë që një tjetër person është shpallur në kërkim. Rreth orës 22:30, në pranga janë vënë Petrit Ramohitaj, me detyrë përgjegjës i Arkës në Veprim, në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Liljana Tusha, specialiste e Arkës në Veprim, Lavdim Cani, me detyrë specialist i Arkës Stok (tranzit), Myzejen Belba, specialiste e Arkës Stok (tranzit), Dhimitër Davidi, me detyrë vëzhgues-operator, pranë departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes në Bankën e Shqipërisë. Kurse mëngjesin e djeshëm u arrestua edhe drejtori i Arkës në Veprim dhe Stok në Bankën e Shqipërisë, Bashkim Xhilaga, ndërsa më parë ishte ndaluar edhe Klevis Bejtaj, nipi i të dyshuarit kryesor Bitraj, që kishte dijeni për vjedhjen. Por ajo që del nga hetimet e deritanishme përforcon më tej dyshimet se Bitraj është lejuar të fuste duart në Thesar edhe pse është parë apo diktuar. Kamerat kanë kapur pamje të vjedhjes, por operatori ka heshtur, kurse specialistët e Stokut dhe Arkës i kanë lejuar çelësat dhe hyrjen i vetëm në arkë, pa bërë inventar. Pra, Bitraj nuk duhej lejuar të vepronte i vetëm në arkë dhe duke i shpëtuar kontrolleve.
Akuzat
Arrestimet e tyre janë bërë me urdhra gjykate, të nxjerrë dy ditë më parë. Ndërkohë, në sajë të një urdhri të nxjerrë nga gjykata mbrëmjen e së mërkurës, është vënë në pranga edhe personi i tetë i implikuar në supervjedhje, Klevis Bejtaj, i njohur si nipi i Ardian Bitrajt. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se Bejtaj është arrestuar për “moskallëzim krimi”, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni të vjedhjes që ka bërë i afërmi i tij në Bankën e Shqipërisë. Të njëjtat burime sqarojnë se është prerë edhe një urdhër arresti për një tjetër person të implikuar në grabitjen e 713 milionë lekëve, por që ende nuk është arrestuar. Sipas Prokurorisë së Tiranës, të arrestuarit akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre kanë krijuar mundësi për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në një ambient të Bankës së Shqipërisë.
Roli
Duke u nisur nga përgjegjësitë e punonjësve të bankës, është dalë në konkluzionin se detyra e punonjësve të Arkës në Veprim, siç është rasti i të arrestuarit Petrit Ramohitaj, me detyrë përgjegjës i Arkës në Veprim, por edhe i specialistes në këtë arkë, siç ishte Liljana Tusha, është të rakordojnë çdo ditë gjendjen e sportelit të tyre dhe të koordinohen me kontrollorin mbikëqyrës, gjë që pas hetimeve rezulton se ky rakordim nuk është kryer si duhet dhe nuk është kryer për një kohë të gjatë, dhe kjo ka sjellë vjedhjen e shumës së madhe të parave nga Departamenti i Emisionit në BSH. Të njëjtën përgjegjësi kanë të dyshuarit Cani dhe Belba, kurse Davidi akuzohet se edhe pse nëpërmjet kamerave ka parë vjedhjen e parave, nuk e ka denoncuar atë. Kurse për drejtorin Xhilaga, akuza është se nuk ka kryer parandalimin e kësaj vjedhjeje në sektorin që kishte në përgjegjësi. Rezulton se çelësat e arkës i kishin Lavdim Cani dhe Ardian Belba si dhe i dyshuari Ardian Bitraj, që kreu vjedhjen. Dorëzimi i çelësave në fund të ditës së punës nuk bëhej sipas procedurave në shumë raste, duke shënuar edhe shkelje protokolli.
Kamerat
Prokuroria e Tiranës ka këqyrur kamerat e sigurisë, duke zbuluar se vëzhguesi-operator Dhimitër Davidi i ka parë veprimet e Bitrajt, i cili mbushte thasë plastikë me kartëmonedha në magazinën e Stokut, dhe nuk e ka raportuar. Sipas organit të akuzës, i pandehuri kryesor në këtë çështje, pasi i merrte paratë me thasët plastikë, shkonte në tualetet e ndërtesës dhe paratë i fshihte në trup, poshtë rrobave. Më tej ai dilte i qetë dhe i pa shqetësuar, edhe pse kamerat e filmonin në vjedhje dhe pasi dilte te dera e Bankës ia jepte këto para nipit të tij Klevis Bejtja që largohej pas pak çastesh. Por edhe vizitat e shpeshta të Bejtjas në këtë institucion nuk binin në sy të sektorit të sigurisë, duke neglizhuar.
Shkelja
Të dyshuarit në bazë të këqyrjes së kamerave të sekuestruara gjatë hetimeve dy-javore që nisën me arrestimin e Ardian Bitrajt dhe Mimoza Bruzias kanë shkelur udhëzimin nr.741 të marsit 2014 dhe manualet përkatëse të Departamentit të Emisionit, të cilat normojnë veprimtarinë dhe funksionimin e personelit të bankës e të sigurisë.

Po shefi kur do prangoset apo asnjehere!!!!! Nje m…t ne ate shtet prosti.
Desha te di po Miranda Rama kunata e Berishes si i ka planet per shpetim thone qe Fyllhani ka qene governator me letra kurse drejtimin ja ka dhene kjo bankes made in berisha.
Prokuroret duhet te hetojne komplet stafin dhe gocen e Xhozefina Topallit se dhe ajo eshte e perzime me ket vjedhje e skandal.
Miranda Rama ka bere drejtimin e bankes dhe duhet te merret ne pytje nga Prokuroret Gjeneral shikoheni dhe do habiteni me pasurine e saj qe ja kalon dhe sheikeve te naftes.
Mos u çuditni po nuk u hap dosje serioze
atehere jane te perlyer te gjithe treshja Rama berisha Meta
dhe nuk ka djal none dhe bir kurve te hapi ket dosje vetem nji Revolucion mbare Kombetar e shpeton Kombi Shqiptar nga hajnia tradhtia e zullumet e pa fundeme qe po ndodhin non stop jam me shprese se kjo do ndodhi shum shpejt dhe atehere kemi shtet ligjor serioz dhe te paster nuk mund te drejtohet Shqiperia me Met hajnin pik muhabeti …
mos e banalizoni vjedhjen……..kaq thjesht mbushej thesi me leke dhe dilte. fol ed rama se je dhe cun lagje.