Vjedhja e BSH, Bitraj në gjykatë, hiqet prokurori Troci

redaktor

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar dje në gjykatë dosjen për Ardian Bitrajn, i akuzuari kryesor për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, në fund të korrikut të vitit të kaluar, si dhe për nipin e tij Kleves Bejtja dhe bashkëpunëtoren Mimoza Bruzia.

Por pikërisht ditën që dosja shkoi në gjykatë, është njoftuar edhe lëvizja e prokurorit të çështjes Ramadan Troci nga detyra që mban në organin e akuzës në kryeqytet, si drejtues në Prokurorinë e Vlorës.

Megjithëse hetimet për skandalin nuk konsiderohen ende të mbyllura, për shkak se vijon procedura hetimore edhe për ish-guvernatorin Ardian Fullani.

Prokuroria e Përgjithshme nuk ka dhënë sqarim për arsyen e kësaj lëvizjeje të papritur të Trocit dhe as ky i fundit nuk ka bërë komente në media.

Ish-guvernatori Ardian Fullani nuk do të hetohet më nga prokurori Ramadan Troci. Ky i fundit kishte në dorë prej korrikut dosjen e skandalit të vjedhjes së 713 mln lekëve nga Thesari, që më pas u nda në tre çështje.

Grupi i parë me 15 të pandehur, i dyti me 3 dhe Ardian Fullani më vete. Prokurori Ramadan Troci është komanduar nga Prokuroria e Përgjithshme drejtues në Prokurorinë e Vlorës.

Ndryshimet vijnë me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili veç Trocit ka emëruar edhe Arben Dylan me detyrë drejtues i Prokurorisë së Lushnjës.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *