Operacionet e grupeve të përbashkëta të Policisë së Shtetit dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), për të evidentuar vjedhësit e energjisë elektrike dhe për t’i vënë përpara drejtësisë autorët e këtij krimi, si dhe për të ndërprerë lidhjet e paligjshme, kanë vijuar edhe përgjatë javës që po lëmë pas.
Nga raporti i Policisë së Shtetit mësohet se kësaj jave kanë vepruar në të gjithë vendin 50 grupe të përbashkëta, të cilët pasi kanë kontrolluar mbi 2000 raste në terren ndaj abonentëve biznes dhe familjarë, kanë zbuluar 15 raste të vjedhjes së energjisë.
Prej 15 autorëve shkelës janë arrestuar në flagrancë vetëm 5, ndërsa të tjerët ose ndiqen penalisht në gjendje të lirë, ose janë shpallur në kërkim.
Gjatë javës janë ndërprerë 1111 lidhje të abonentëve debitorë, veç atyre 15 të paligjshme.
Policia e Shtetit dhe OSHEE-ja shprehen të vendosura ta vijojnë punën e nisur muaj më parë, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Duhen kontrolluar te gjithe dhe vete ata qe kontrrollojne te tjeret, pasi shume persona vjedhin po me shume nga te gjithe bisneset, pasi u japin lek nen dore elektricistave qe tu bejne lidhje te jashteligjshme.Duhet te istalohen sahat qe punojne me karte , si telefoni po pate lek flet nqs nuk ke bej hije dhe korenti, po pagove do kesh drite nqs jo rri si ne mesjete me pishe.Nuk duhet te kete meshire per ate qe nuk paguan pavaresisht gjendjes ekonomike, nqs njeri nuk ka, bashkia i paguan faturen , porper ndricim ejo per kondicionerin , sobet o bulierin per tu lare ato ti paguaj vete.Praktikoni thenie DUKE PAGUAR , DUKE MESUAR, po nuk te dhembi xhepi nuk mesohet njeri.Paguani dhesherbimi do jete akoma me i mire.