Vjedhja e numrit të Metës, Presidenca: Kriminale, kemi bërë kërkesë tek kompania telefonike

J L

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka bërë me dije se ka dërguar një kërkesë kundrejt një kompanie telefonike për të marrë informacione në lidhje me mesazhet që u janë dërguar qytetarëve në emër të Presidentit Ilir Meta.

Në një status në Facebook, Blushi shkruan se sipas të dhënave që kanë siguruar mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike, dhe presin informacione prej saj.

“Sot, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë “One Telecommunications” lidhur me keqpërdorimin kriminal të mesazheve telefonike, gjoja sikur janë dërguar nga numri i Tij personal zyrtar, në adresë të disa qytetarëve. Sipas të dhënave të siguruara, mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike. Për këtë arsye, Presidenti Meta është në pritje nga “One Telecommunications” të informacionit të nevojshëm, para nisjes së procedurave ligjore në sistemin ndërkombëtar”, shkruan Blushi.

Vetë Presidenti Ilir Meta ka denoncuar edhe më herët keqpërdorimin e numrit të tij personal.

Sipas Metës shumë miq e të afërm të tij kanë marrë mesazhe fyese dhe kërcënuese në emrin e tij.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • O koqe preshident,ruaj cfurqet dhe macen sasha,harroje nr e celularit se ja ka dhene monika,edi rames.
    Ku jane mbledh gjithe koqet ne presidence.
    Bahri shaqo,me zjarrfiksin premci ,mund ta gjejne

  • mesazhet nga telefoni jane bere pas dopjos se shtate se rakia e skarparit eshte 24 grade dhe te mpin trunin, pirdh o Agush mata pirdh, te erdhi fundi si nje kokeloqe dhe njethundrak i pjerdhur

  • Aman te keqen! Mire numrin qe ja “vodhjen” presidentit, por aman te keqen shikoni se mos na vjedhin edhe presidentin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *