Shtetasi italian i arrestuar për vjedhjen e rreth 1 miliardë lekëve, do të mbetet prapa hekurave.
Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Stefano Bedurra, 43-vjeç, i cili akuzohet për “vjedhje me anë të mashtrimit kompjuterik”.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa i pandehuri mësohet të ketë deklaruar se paratë kanë kaluar në llogaritë e tij për shkak të ndonjë gabimi kompjuterik. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se ky gabim ka ardhur për shkak të klonimit të kartave të bankës së nivelit të dytë.
43-vjeçari ka kërkuar të lirohet nga burgu, teksa ka pretenduar se ishte përfaqësuesi i një kompanie të madhe suedeze në fushën e informatikës.
Ndërsa avokati pretendoi se italiani është një biznesmen që ka vendosur të investoi në Shqipëri dhe i cili i është përgjigjur ftesës së kryeministrit për të ardhur e investuar këtu.
Ende nuk dihet nëse drejtësia shqiptare do ta ekstradojë këtë shtetas, apo do të kryej procesin e gjykimit në Shqipëri.
Në momentin e arrestimit, shtetasit italian iu gjetën miliona lekë si dhe karta krediti të ndryshme.
Vjedhjen tejet të lartë nga banka, Bedurra mësohet se e ka kryer duke shfrytëzuar një gabim teknik që as vetë banka nuk e dinte se e kishte. /Dita/
