Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pushuar çështjen e vjedhjes së pasaportave në Greqi, ku nën akuzë ishte dhe ambasadorja shqiptare Ardiana Hobdari. Kjo e fundit u akuzua për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ si dhe shtetasi Pervin Gjikuria.
Nga konstatimet e gjykatës, nga aktet e çështjes nuk rezulton që Gjikuria të ketë kryer veprime në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të tij si Konsulli i Përgjithshëm në Janinë.
Kujtojmë se pasaportat shqiptare u vodhën në Greqi më 19 mars 2019. Po ashtu Gjykata sqaron se: “Në lidhje me bllokimin e pasaportave nga ana e autoriteteve doganore greke është bërë për shkak të mosrespektimit të Konventës së Vienës, fakt ky që është audituar nga Ministria më parë dhe është konsideruar i rregullt. Në lidhje me vjedhjen e pasaportave, bëjmë me dije se vjedhja është kryer në momentin që transporti po kryhej në përputhje me Konventën e Vjenës, pasi ishte marrë përsipër nga konsulli me një automjet me targa diplomatike. Pra si bllokimi, po ashtu edhe vjedhja nuk janë kryer për shkak të shkeljes së ndonjë dispozite nga ana e Ambasadores Adriana Hobdari.”.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet në mars të 2019-s për zhdukjen e 100 pasaportave shqiptare në Greqi. Nga makina e konsullit të përgjithshëm të Janinës, Pervin Gjikuria u vodhën 100 pasaporta, nga 300 që ndodheshin brenda në mjet. Ish-ambasadorja nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë lidhur me shkarkimin e saj.
Kujtojmë që ditën e djeshme Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, shkarkoi të gjithë trupën diplomatike në Athinë, përfshirë dhe ambasadoren Hobdari, për performancë të dobët ndaj komunitetit shqiptar atje.

l.h/ dita

SPAK! Nje genjeshter me bisht!
Nuk duket se jane rubatur, por janë shitur.
Spakua të bej ballafaqimin e 100-shes me listën bazë në MJ.
Vjedhje me rrumbullakë 100 apo 250 apo 75 nuk eshte pa !.
Ambasadorja eshte shume larg kësaj afere me rrumbullakë.
E more vesh mor çunak që ata që i binin gomarit ishin ata që shkarkove në fillim. Tani edhe keta dinë ti bien samarit.siç di ti.
Turp!
Tani e tutje , ambasadoret do ti çojmë nga 3 muaj ne detyre se ….. eshte shumë. Mjaftojnë 3 muaj , te marrin, e tu teproje me okë.
Ato 100 pashaporta e vjedhura nuk i kane nxjerre as nga qarkullimi po ja u kane shitur mashtrusave qe vodhen ne shiperi dhe iken me thesin me leke ne vende te tjera ku hapen dhe hotele dhe biznese te tjera ne vendet e gjirit persik.Dubai vend ideal per tu strehuar mashtruesit nga shqiperia.
Sa keq qe M. e Europes dhe Puneve te jashteme te Shqiperise ! Ju si Ministri e “shkrini ambasaden shqip-
tare ne Athine”,ndersa gjykatat e Tiranes I nxjerr te pa-
fajshem ! Pavaresisht she u vodhen 100 pasaporta shqip-
tare ?! Sa turp ! Mafia ne Drejtesi,e mbrojtur nga demo-
net politikane vazhdojne t’a injorojne plotesisht zbatimin
e Reformes. Turpi me I madh doli sot me drite kur SPAK-
I cilin gjoja do te vendos te Drejtesine ne Shqiperi nuk
eshte gje tjeter vecse nje instrument ne duart e binomit
mafioz: Berisha-Meta.
Zonja e nderuar Kim, Ambasadore e SHBA a e vute re
sot qe Gjykata e Pesacme e shtyu gjyqin e Adriatik LLALLES per ne Nentor, qe do te thote kjo do te shty-
het per ne “Kalendat Greke” .Nga Nentori do te shkoje per vitet ne vazhdim ! Kur faktet jane te gjalla mbi tavo-
line si bashkepunetore me kriminelat per favore persona-
le, hectare te tere tokash me ullinj,pastrim parash,etj.
Te gjitha keto fakte te vertetuara edhe nga ekspertet e
SHBA ,ku mbi kete baze iu ndalua perjetesisht hyrja ne
SHBA dhe si perfundim te gjitha keto akuza me fakte
SPAK-u famekeq ,ku 95 perqind e shqiptareve kishin
varur shpresat I hodhen keto fakte ne gjirizin e ujrave
te zeza ! Perballe kesaj katraure alla-shqiptare,plot hile
e dallavere, Zonja Kim duhet t’i behet thirrje NATO- te
zbrese ne Shqiperi dhe te ndjeke rrugen e Presidentit,
Bushi Plak,I nderuar dhe shume I respektuar nga Shqi-
taret e zakonshem,ashtu si Bushi Ri e Klintoni duke zba
tuar trajektoren e Panamase se Norieges….! Eshte e
vetmja opsion per te vendosur ligjin dhe Demokracine ne
Shqiperi ! Zhdukjen e binomit mafioz ne Shqiperi mund
ta bejne vetem AMERIKA, ndryshe Shqiperia po shkon
drejt gremines. Kur me Llallen,SPAK-u ben keshtu, ima-
gjinoni c’mund te ndodhe me kapot e mafios qe pergjate
30 vjeteve i Kane marre frymen popullit shqiptar….!
Me nje fjale sipas alphaid Rama paska vetem çelsat e kashtes megjithse ne parlament ka 129 deputete,megjithse kryeprokuroin e zgjodhi ngs fisi i tij rilindas,megjithse me nje urdher te Arta Markut me nje skenar te pergatitur ne menyre skandaloze liroi Kajmakun,megjithse Gjiknuri i akuzuar per vjedhjet e votave drejton komisionin zgjedhor.megjithse çeshtjen e ish ministrit Tahiri e pengoi deri sa ky i fundit i zhduku te gjitha provat prap se prap sipas jush fajin e paska Berisha !
Plehrat tane te drejtesise po nxjerrin te pafajshem te gjithe hajdutet dhe kriminelet e ketij vendi. Po keto te spak apo cfare jane, a thua do te puojne ndonjehere per kete vend? Po prokurori i pergjithshem ku eshte more? A mos valle i eshte bashkuar jahovajit dhe po pret ringjalljen, apo mos, per dreq ka vdekur per fare. Po ku e gjetet more ate surrat qe na e vute k/prokuror, po arta marku ishte ku e ku me kete debil.
Ky eshte sistem hajdutesh nga i pari deri te i fundit.
Jane te pacipe, femra, meshkuj. Vjedhin si kafshe ne pyll pa patur merak fare se jane pjese e shtetit ligjor.
Ketu ka mbaruar cdo gje.
Pezullohen gjithe aktet e ndeshkimit per te gjithe kriminelet. Nga vrases, ne abuzues te pushtetit.
Cfare shpreson ky popull, se kjo klase felliqesirash do mendoje per te miren e tij?
Duhet permbysje o popull. Filloni qe nga koncesionet dhe PPPte dhe do mberrini dhe te putanat dhe putanet e ambasadave.
Perndryshe, ky vend nuk ka sherim