Vjedhja e pikturave, shtyhet sërish seanca në Korçë

anazapta

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për çështjen e pikturave të vjedhura në galerinë “Guri Madhi” në Korçë.

Seanca e tretë gjyqësore  është shtyrë për shkak të mungesës së piktorit Sotiraq Xega i cili është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.

Piktori Sotiraq Xega dhe ish-drejtori i galerisë Guri Madhi në Korçë Vladimir Topi akuzohen për shpërdorim detyre pas zhdukjes së 61 pikturave nga fondi i Galerisë.

Ndërkaq seanca tjetër gjyqësore është caktuar të zhvillohet më 21 janar. (Ora news)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *