Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputeti Alket Hyseni, të dalë dhe të sqarojë akuzat për grabitjen e një prone në Dhërmi.
Hyseni është shprehur se pronën për të cilën akuzohet e ka shkëmbyer në natyrë dhe gjykata ka dhënë 8 vendime në favor të tij. “Pronën e shkëmbeva në natyrë, gjyqin e fituam 8 herë“, ka thënë Hyseni. Por kjo përgjigje e tij s’ka mjaftuar për Ramën. “Dil dhe sqarojë publikisht”, i është drejtuar kreu i qeverisë.
Sqarime i ka kërkuar edhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla. “Hyseni duhet te sqarojë situatën e tij”, ka thënë Balla.
Ndërkohë, në mbledhjen e grupit socialist, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të zhvillohen analizat 6-mujore të çdo ministrie, për të parë se çfarë është bërë e çfarë çalon nga puna e qeverisë deri tani.
Mësohet gjithashtu se deputetët e PS-së janë nxitur që të ndjekin me vëmendje çështjen e financimit rus.
Porosi u është dhënë deputetëve edhe për t’u shpërndarë nëpër zona, duke u kërkuar që të jenë aktivë dhe të mos rrinë me mendimin se zgjedhjet janë larg, por të punojnë në terren.
o.j/dita

Asgje nuk eshte bere dhe asgje ska per tu bere kur ke vene ne krye Vasilika Vjeron,dhe ne cdo drejtori rilindjen tende te felliqur,hajd me mire me kundershtare si PD-ja ses sa ne pune me keta felliqsira
Porosit ti socialistet,po cfar thu mo? ti drejton me qelbesira te rilindjes dhe kerkon voten e socialisteve?mos e gezofsh me keto piset,qoft i shpejt kapitullimi jot.ngelem rugeve per tetet vjet,vemi konkurojme dalim fitues dhe ju nuk na i jepni se i shisni keto vende
te jene aktive te takohen me zgjedhsit ti qajne dhe sa do pak ti zgjidhin sa mundet hallet problemet te bejne ceshte mundur per ne hipoteka ne gjykata te sqarojne atje ku nuk kane te drejte dhe te bejne namin kur kane te drejte ndaj marin miliona te ken dhe nje specialist me vehte te nderhyjne ne spitale policira prekurorira bashkira ku ka ankesa me apo pa te drejte ne sig shoq SE FRIKA RUAN VRSHTIN DHE VRESHTI PRODHON KUR E TRAJTON LERINI MODAT CANTAT MAKINAT VILAT QEFET CMIRAT DHE BENI PUNEN DEPUTETE MINISTRA SVENDES M. DREJTORE DHE DREJTORESHA QE PRISNI VETEM 3ORE NE JAVE POPULLIN ZYRAT JANE TE ATYRE QE JU I QUANI LECKAMANE DHE ATA KANE TE DREJTE TE BERTASIN DHE TJA U THYEJNE KARIKET PAS KOKES DHE TE MOS I PREKE ASKUSH TRE ORE PRET PRIJSI I HIPTEKAVE KORCE DHE NJERZIT CIREN NEPER RADHE ME DHJETE FILLOJNE PUNE ZONJAT JURISTE TE BASHKIVE TE SQAROJNE HALLEMBEDHENJTE NEPER KOLLTUKET E NGROHTE TE ZYRAVE ” TE ETERVE” me roje private pas menderes JO KESHTU NUK QUHET SHTET
Punoni ne terren – kete pososi vertet te vyer te KryeKarit Rama e kane mbajtur shenim te gjithe kok loqet e Ripjelljes
Si ka mundesi qe Daljet e tua ne terren prej pese vjetesh, nuk paskan dhene rezultat, qe u dashka ye dalin deputetet?
Ate qe nuk e bere ti qe je me i Mencuri, me i Bukuri dhe me i Gjati pret ta bejne ca rilindas te gjore?
Mos valle nuk i kemi punet mire?
Best comment of these 5 years
Ahhh,mesazh sidomos per Mimi.ne ne Kukes,ku nuk e kemi pare qe moti,le te na tregoje cfare beri deri sot..b
Per komentuesen Ela ! Per Drejtoreshen e Pergj te Tatimeve eshte nje personalitet dhe figure shume e paster. Te jene te gjthe Drejtoret si znj. Vjero , qe eshte shume e pergatitur , dhe eshte e vetmja titullare qe punon pa reshtur , nje phnonjese kopetente dhe e paperfolur. Cdo kush duhet te jape opinionin e tij , por me argumenta dhe te flase pa asnje lloj pergjegjesie.