Vjedhja e ‘Union Bank’, çdo ditë shtohet nga 1 milion euro

redaktor

Shifra e vjedhur në “Union Bank” në Tiranë duket se është më shumë se 2 milionë euro.

Sipas ABC News, që i referohet burimeve pranë prokurorisë, shifra e saktë është 3 milionë euro.

Shuma e vjedhura në paund, franga, euro do të transportohej drejt aeroportit të Rinasit dhe më pas drejt një banke në Austri.

Në 4 thasët e grabitur, sipas prokurorisë, ndodheshin 900 mijë franga zviceriane, 800 mijë dollarë, 600 mijë paund dhe 400 mijë euro.

E gjithë kjo shumë do të dërgohej drejt Austrisë, por që hetuesit ende nuk kanë saktësuar se ligjërisht sa është shuma që i lejohet bankave të nxjerrin jashtë Shqipërisë, e cila është edhe një nga pistat hetimore të prokurorisë.

Burimet pranë këtij institucioni thonë se janë ngritur dyshime se punonjësit e kësaj banke, kanë bashkëpunuar me grabitësit, pasi dera nga ku mendohet se kanë hyrë tre personat e maskuar, ishte lënë hapur.

Kjo derë nuk ishte e dëmtuar dhe korridoret e shkallës së pallatit nuk ishin të monitoruara nga kamerat e sigurisë, çka i ka krijuar lehtësira grabitësve.

Hetuesit thanë se vetëm një kamerë sigurie i ka fiksuar tre grabitësit kur janë afruar pranë shkallës, por pa arritur të identifikohen fytyrat e tyre.

Policia dyshon se grabitësit, kishin dijeni për lëvizjen e parave që do të bëheshin, vendim ky që ishin të informuar vetëm një grup i vogël personash.

Për këtë fakt, ata kanë arrestuar edhe shefin e sigurisë së bankës Qirjako Taçe dhe shoqëruesin i vlerave monetare të bankës, Robert Felaj si persona të dyshuar, pasi kishin dijeni për lëvizjen e parave.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *