Edhe gjashtë farmaci të tjera kanë dalë në dritë nga hetimet e Prokurorisë në lidhje me abuzimet e ilaçeve.
Më herët, katër farmaci ishin përfshirë në skemën e rimbursimit të barnave, duke i marrë shtetit rreth 500 mijë euro.
Rimbursimi kryhej nëpërmjet recetave të falsifikuara për barna të sëmundjeve të rënda. Pas dorëzimit të recetave, farmacitë tërhiqnin paratë nga skema e rimbursimit të ilaçeve.
Prokuroria tashmë pritet të lëshojë urdhër-arrestet edhe për drejtuesin e 6 farmacive në fjalë.
Por, ata nuk do t’i shpëtojnë as bllokimit të llogarive bankare. Midis të arrestuarve është edhe Hysni Roçi, pronar i 4 farmacive fiktive. /Dita/

Hajde Hysni se do hash edhe ti oktapodo makaronadha!