I nderuar z.Thano
Sapo e ula telefonin me time shoqe dhe ende nuk me eshte fashitur zemrimi. Ajo ka fluturuar nga Firenze ne Tirane me nje shoqeri ajrore e cila sapo ka prere shiritin me nje emer terheqes: Ernest, e cila perdor avionet e Mistral te Postes Italiane. Ndonese reklamin e kishte te madh ne fillim, por tarifat nuk kishin ndonje diference te madhe me konkurenten tashme prej vitesh Blue Panorama.
Por rezulton nje kompani e cila duket se eshte krijuar per t’u pasuruar qe diten e pare duke rrjepur e vjedhur vetem pasagjeret shqiptare. Ndryshe nga kompanite e tjera qe fluturojne per Tirane, keta ketu ne Itali kane punesuar shqiptare ( nuk ka gje te keqe ketu) por te cilet jane vene me shume per te marre frymen e shqiptarit pasagjer, i cili perben shumicen ne kete linje.
Çfare ndodhi?
FlyErnest (nga Firence)
- Ti shkon per udhetim me nje valixhe kabine te peshuar njeqind here mos kaloje peshen, dhe pa te njoftuar ta marrin ta shkallet e avionit e ta futin ne stive pa te pyetur nese mund te kesh me vete ilace apo aparate qe mund dhe te vdesesh rruges pa ato.
- Avioni niset me gjysem ore vonese dhe askush nuk te njofton apo kerkon ndjese.
- Cuditerisht udhetimi yt zgjat mbi 40 minuta me shume se me kompanite e tjera ajrore qe shkojne ne Tirane per te njejten distance. Sapo hipen zbulon se eshte nje avion i vogel me elika.
- Gjate rruges nuk te ofrohet asnje sherbim. As edhe nje kafe apo uje e bile cmime te kripura ne euro.
Aeroporti Rinas:
- Epilogu i ketij kalvari: Valixhja pa dryn si per kabine, e futur ne stive, hapet kollaj dhe VIDHET. E kontrollon tani mbas dy ditesh dhe sheh qe jane vjedhur bizhuterite nga hamejte e Rinasit. Ne kushtet kur valixhen e kabines te pa targuar e pa dryn ta rrembejne sepse meqenese avioni eshte tip loder, nuk i nxen mbi ndenjese valixhet standart.
Kujt t’i ankohesh? HAJUDETEVE?
Edhe “Ernest” valle nje kompani mashtruese shqiptare; por edhe Rinasi mbetet nje cerdhe Hajdutesh ordinere.??
MOS TE RENTE KESULA NE SHQIPERI, IK E MOS KTHE KOKEN DHE LERE ATJE.
Edgar Frashëri
Ke te drejte Edgar kjo eshte Shqiperia jone njehere kam fluturuar nga Rinasi per me Ancona para dy vjetesh dhe biletat qe afroheshin ishin shume te shtrenjta dhe nuk te afronin asnje gje falas plus do paguaje per valixhen Na I lane be dore Duke na mare te gjitha qe kryenin sherbimet tona per tu lare epastruar.
Ne Skiperi “nga larte” uji buron i turbulluar…me poshte ai kthehet ne baltovine…
Èshtè vèrtetè lojè e lehtè pèr kèdo tè huaj qè “ofron shèrbimet” pèr tregun shqiptar, tè rrèshqasè nè nivelin e “kolonialistit” dhe tè tallè menderen me klientin shqiptar.
Organet shqiptare tè kontrollit qè duhet tè mbronin konsumatorin vendas, janè inegzistente dhe tè paafta tè pèrmbushin kètè rol.
Nga ana tjetèr, nuk duhet lènè pa pèrmendur edhe roli psikologjik qè luan paraqitja e pasagjerit. Ai shqiptar, paraqitet mè sè shumti nè turmè, i zhurmshèm dhe i painformuar. Nè çdo avion qè fluturon drejt Rinasit nga vendet e Europès, ulen sè paku edhe 4-5 tè dèbuar nga ai shtet. Policia i sjell ata deri tek dera e avionit dhe pret aty deri sa ai tè ngrihet.
Kush ka respekt pèr njè klientelè tè tillè? Kush i merr ata seriozisht? Pakkush.
Dhe e fundit. Bizhuteri nè valixhe, nè njè fluturim tè tillè? Varja mè mirè ujkut, mèlçitè direkt nè qafè.
Kèto janè peripecitè me tè cilat haset udhètari shqiptar sot. Kur tè bèjmè shtet dhe tè çlirojmè njèkohèsisht vetveten nga harbutèria, do jetè mbase mè e lehtè pèrballja me operatorèt matrapazè italianè apo kushdoqoftè. Deri atèherè,,,,,,,,,,
Blue Panorama nuk eshte vecse Belleair me emer tjeter. Madje dhe zyrat jane po aty ku kane qene te Belleair. Ti ik dhe mos e kthe me koken, kjo eshte zgjidhja jote. Fajin e ke vete qe per te kursyer 50 euro, shkon e blen bileten tek nje kompani fantazem. Ju qofshi, vini koken ne torbe per 50 euro. Cmimet e Alitalias dihet qe jane stratosferike,por te pakten shkon e vjen si njeri. Mund te kesh ndonje problem me bagazhin e fakturuar por jo me ate te kabines. Linjat low-cost kudo ne bote kete dizavantazh kane. Ia vlen te rrezikosh veten dhe bizhuterite per 50 a 100 euro me pak? Pergjigjen e di vete. Por ne kete rast nuk ta ka fajin Shqiperia, por inteligjenca jote.