Kot nuk thonë që dashuria të verbon! Grabitja në një lokal në Billings në Montana është bërë virale, pasi një çift ka qenë aty, por nuk kanë parë asgjë, pasi kanë qenë të fokusuar tek puthjet.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë një grua të maskuar dhe dy burra që hyjnë në lokal të armatosur dhe kërkojnë të holla duke kërcënuar banakierin dhe të tjerët.
Ndërkohë, çifti në bar duket që nuk e shikon katrahurën që po bëhej aty, ata i kishin hedhur duart në qafë njëri-tjetrit pa parë se çfarë po ndodhte në këmbët e tyre.
Kjo video është bërë virale, ndërsa policia nuk ka arrestuar ende asnjë person në lidhje me këtë grabitje.
