Vjedhje me dhunë në Durrës, “Burgman” arreston 4 të rinj

Dita

Katër shtetas u arrestuan në flagrancë nga policia e Durrësit në kuadër të një operacioni të koduar “Burgman”, i cili u finalizua pasditen e kësaj të shtune.

Të rinjtë nga 20 deri në 28 vjeç akuzohen për vjedhje. Në pranga përfunduan:  Juxhin Kapllani, 28 vjeç dhe Armand Tata, 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe Jurgen Kulmi, 21 vjeç, Selvis Agasi, 20 vjeç, banues në Shijak.

Nga hetimet e deri më tanishme janë zbardhur 6 vjedhje me dhunë nga shtetasit e mësipërm. Më konkretisht:

Më datë 25.10.2015, në lagjen Nr.12, me kaska motori dhe të armatosur, kanë vjedhur me dhunë një kazino “Apex”, (tentuar edhe një herë më parë për t’u vjedhur).

Më datë 21.11.2015, në lagjen Nr.4 i kanë marrë me dhunë xhiron ditore punonjësit të karburant “Kastrati”, rreth 12 000 lekë të reja.

Më datë 21.01.2016, në lagjen Nr.17/1, një një “Lloto sport”, i kanë marrë me dhunë nja sasi parash shtetasit E.K.

Më datë 08.02.2016, në lagjen Nr.16 i kanë marrë me dhunë shtetasit B.B. roje në karburantin “Euro Petrol” , xhiron ditore dhe një aparat celular.

Më datë 12.04.2016, në Shenavlash i kanë vjedhur shtetasit J.B. automjetin tip Renault Clio me targa DR 1793 E, të parkuar pranë banesës.

Më datë 04.05.2016, në lagjen Nr.14, kanë vjedhur më dhunë dhe nën kërcënimin e armës filialin e  transferimit të parave “Western Union”.

Gjithashtu,  Efektivat e Policisë kanë bërë të mundur edhe parandalimin e një vjedhje tjetër të planifikuar nga shtetasit e mësipërm, konkretisht të një filial transferte parash  “Western Union”, në afërsi të kryqëzimit të Stadiumit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *