Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka raportuar se kanë mbërritur pranë këtij dikasteri edhe aplikimet e para për ndërtimin e një impianti eolik në Shqipëri. Bëhet fjalë për shoqëritë “EURUS” Sh.P.K. dhe “WF ENERGY” Sh.P.K., të cilat kanë dërguar nga një kërkesë secila ku shprehin interesin për të ngritur një vepër të tillë energjetike.
Projekti duket se është i përbashkët dhe bën fjalë për një impiant, sepse zona, kapaciteti i instaluar dhe vlera e investimit është e njëjtë për të dyja aplikimet – shkruan Scan.
Kështu, zona e konsideruar e përshtatshme nga investitorët për vendosjen e turbinave të erës është një sipërfaqe prej rreth 450 mijë metra katrorë në gadishullin e Karaburunit në Vlorë. Kapaciteti i instaluar propozohet të jetë 10 MW, një sasi e konsiderueshme duke patur parasysh që shumica e aplikimeve për HEC-e dhe impiante diellore kanë një fuqi të propozuar nën 2 MW.
Po ashtu, e konsiderueshme është edhe vlera e investimit, e cila llogaritet në 20.83 milionë euro, gati 10-fishi i kostos së një impianti fotovoltaik.
Së bashku me aplikimet për impiantin eolik, pranë MIE ka mbërritur edhe një tjetër aplikim për ngritjen e një impianti diellore në Sheq Marinas, në Topojë të Fierit. Shoqëria “SMART WATT” propozon një projekt që zë një sipërfaqe prej 3 hektarësh dhe një kapacitet të instaluar prej 2 MW, me një vlerë investime rreth 2 milionë euro.
Nëse i krahasojmë këto dy teknologji të shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme, impiantet eolike shfaqin vlera më të larta investimi se sa impiantet diellore për të njëjtin kapacitet të instaluar. Po ashtu, centralet e erës kërkojnë një sipërfaqe më të madhe dhe janë shpesh të zhurmshëm.
Por nga ana tjetër, pas realizimit të investimit, era ka një kosto më të ulët për prodhimin e energjisë (Greqi 96 euro/MWh, Kroaci 98 euro/MWh), krahasuar me diellin (Greqi 120 euro/MWh, Kroaci 185 euro/MWh)
Të dyja teknologjitë mbështeten nga qeveria shqiptare përmes skemës për burime të rinovueshme, ku shteti do të garantojë për investitorët e impianteve fotovoltaike një çmim prej 100 euro/MWh, ndërsa për ata të impianteve eolike një çmim prej 76 euro/MWh.
b.m. / dita

Karaburuni eshte Dukat. Do ua grabitin edhe ato toka dukatasve, sic duket.
Jo ne Karaburun! Karaburuni eshte zone e mbrojtur, nje nga vendet e fundut ne Mesdhe qe ka mbetur ashtu sic e ka bere natyra. Asnje ndertim ne Karaburun, vetem ekoturizem dhe fitimet do te jene shume here me te larta se nga energjia eolike.
Në Karaburun absolutisht nuk do të lejohet nga populli i zonës; Karaburuni ka zot, nuk ështē mall i qeverisë qē të bëjë siç ka bērē deri tani me pronat private, sikur të zotët tē ishin të vdekur.
Per hir te se vertetes, Karaburuni ka qene ne mot te motit vetem i piratve dhe i natyres Meme. Dukatasit nuk kane zbritur kurre dhe as jane ngjitur kurre ne historine e tyre ne Karaburun, dhe as radhimasit, qe jane me afer, qofte edhe per ta eksploruar nuk shkonin ne Karaburunin e eger me ere, edhe bagetite nuk i conin ne Karaburun, sepse ishte larg dhe nuk kishte ushqim te bollshem per bagetite. Por meqe ai gadishull ka qene ne jete te jeteve toke pa zot, (nuk ka as edhe nje gjurme banimi apo stani), tani qe u be deti kos dhe ku ka shesh bej pershesh, dukatasit thane, pse te mos marrim ndonje para nga firma qe do ngreje turbinat me ere. Eshte per te ardhur keq qe nuk u afruan qysh para 10-15 vjeteve italianet, si edhe gjermanet, qe te kishin nisur ngritjen e turbinave te eres, dhe populli do te kishte me shume energji elektrike, me cmim me te lire, dhe shteti do te perfitonte te ardhurat e tij.
Do kishim energji elektrike aq sa kemi nafte nga Bankersi e nga koncesionet e tjera.
Investimet ne fushen e energjise jane shume te rendesishme,por duhet pare kush I ben dhe sidomos pse I ben.450.000 metra katrore jane nje siperfaqe e madhe dhe ne nje vend me ,mundesi te medha per turizmin.Mos keta “investitore” marrin token per te ndertuar central eolike dhe e shesin pastaj per te nderutar resorte turistike me 10 e me teper fishin e cmimit.Kjo eshte nje nga menyrat me te thjeshta per te investuar parate e pista dhe per t’i shumefishuar ato me transaksionet qe vijojne..Kjo duhet pasur parasyshe nge ata qe do te vendosin per kete problem,nese ata vete nuk jane pjese e ketij truku..