Ai donte ta konvertonte Papën në Musliman, por banori shqiptar i Riccione dëbohet nga Italia. I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua një ditë më parë në Shqipëri me një avion të linjës Bolonja-Tiranë.
Kishte arritur deri aty sa cilësohej thjesht i rrezikshëm pasi thuhet edhe se kishte çekuilibër mendor.
22-vjeçari u dëbua me urdhër të firmosur nga Ministri i Brendshëm Marco Miniti, për arsye të sigurisë shtetërore.
Djali kishte qenë tashmë në fokus të lajmeve, sepse, 26 shtatorin e kaluar u arrestua nga policia pas një grindjeje për shkak se nuk donte të nxirrte kartën e identitetit dhe ulërinte duke thënë se ishte pjesëtar i ISIS.
Në Shkurt të këtij viti 22 vjeçari kishte thyer arrestin e shtëpisë dhe u ndalua pranë një kishe në Perugia, ku u kërkonte besimtare të krishtere të vizitonin xhaminë, sepse aty do të gjenin zotin e vërtetë.
