Georgina Rodriguez ka dhënë një intervistë për revistën “Elle”, ku ka folur për njohjen me Ronaldon, familjen që ka krijuar me të dhe sa e dedikuar është ndaj tyre. Vetëm 24 vjeç, modelja e kalon më së shumti ditën duke u kujdesur për të vegjëlit.
Si është një ditë e zakonshme e Georgina Rodriguez?
“Gjëja e parë që më pëlqen të bëj në mëngjes është të kontrolloj fëmijët e mi në krevatët e tyre, të shikoj nëse janë zgjuar, t’i ndërroj, t’i laj dhe t’i marr për të ngrënë mëngjes. Ua dedikoj atyre gjithë mëngjesin, luajmë. I ndihmoj të rriten. U shërbej drekën, flemë dhe pastaj zgjohem për të shkuar në palestër e për të bërë një dush. Pastaj lexoj shumë. Lexoj rreth recetave të shëndetshme për t’u gatuar fëmijëve, lexoj rreth modës, rreth lajmeve të ndryshme dhe pak para gjumit na pëlqen të shohim dokumentarë”, tha Georgina, që i është dedikuar totalisht familjes e fëmijëve, tre të ardhur nga nëna surrogate dhe njëri i lindur nga vetë ajo.

j.l./ dita
