Vjen për pushime në Sarandë, zhduket vajza 15 vjeçe

Elton Tafaruci

Prej më shumë se 24 orësh nuk ka asnjë informacion në lidhje me të. Policia ka shpallur në kërkim adoleshenten Izaura Kulla.

Denoncimi është bërë nga prindërit e vajzës. Sipas tyre, adoleshentja qëndronte tek gjyshërit, por që prej ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë komunikim me të, ndërsa nuk e dinë se ku ndodhet.

Vajza kishte ardhur nga Greqia për pushime në Sarandë, por tani është zhdukur pa lënë gjurmë. Bashkë me të kishin ardhur edhe dy motrat e saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *