Vjen urimi i parë për Partinë Socialiste nga kundërshtari në garë, Partia Demokratike.
Është një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda, që ka uruar fituesin, në shenjë civilizimi.
Deda i ka uruar punë të mbarë Partisë Socialiste.
Statusi i Dedës:
Si fillim kundershtari urohet, si shenje civilizimi pas nje gare. Shqiptaret menduan se shoferi me i pershtatshem per ti dhene timonin e kesaj makine me emrin Shqiperi, eshte Edi Rama, kete e treguan me vote. Demokracia ka rregulla, shumica fiton.
Urime Partise Socialiste per fitoren. Pune te mbare.


Bravo Juli! Ky reagim quhet qyteterim (civilizim), i cili duhet te futet sa me pare ne rregullat dhe standartet tona! U humb nje beteje, por “lufta” eshte perpara, dhe pergjegjesia e fituesit shume e rende! Ju pershendes!
🙂 Cfare lufte? PD nuk ka me shprese, agje, ka mbaruar nese ky “mjeshtri” I madh te dale e te shkeputet totalisht nga Berisha.
PD ka mbledhur llumin 99% keshtu qe llumi nuk mund te jete kurre ne krye te vendit
Jo keq…gje e rralle, paska dicka seshte pa gje…
Te lumte Juli! Ky eshte emancipim.
bravo
Demokracia ka rregulla vertet o humorist fallco (Zefi e dhiste ne brek miletin me batutat e tij, kurse ti ta ngec ne fyt humorin) , por ti dhe vecanerisht ai Lüli yt qylaxhi as qe doni t’ja dini fare per demokracine.
21 janari o Jül eshte guri i themelit te shtetit demokratik. Pa u ndeshkuar ai do vazhdoni te mbeteni vegla miope te demokratures.