Vjena: BE, e dobët. SHBA është bërë një partner i paparashikueshëm

Ori

Kancelari austriak e ka shprehur hapur mosaprovimin e tij lidhur me lëvizjet e fundit të SHBA-së në politikën ndërkombëtare.

“SHBA-ja mbetet fuqia më e madhe ekonomike dhe ushtarake në botë, por është bërë një partner i paparashikueshëm për ne”, është shprehur ai gjatë prezantimit të qeverisë së tij të re, pasi partia e tij, Partia Popullore, arriti një marrëveshje koalicioni me Të Blertët.

Duke iu referuar Bashkimit Europian, Kurz thotë se ai mbetet një lojtar “i dobët” në skenën botërore.

Balanca e pushtetit po zhvendoset ndërkombëtarisht“, tha ai.

Kancelari austiak pranoi se mbizotërimi global i Amerikës po sfidohet vazhdimisht nga fuqitë e tjera në rritje si Kina.

Megjithatë, Evropa, e cila është akoma e lidhur me partnerin e saj SHBA, vështirë se do të fitonte gjë në këtë situatë nëse marrëdhëniet e saj me rivalët e Amerikës mbeten të njëjta, vuri në dukje ai.

Duke folur për pozicionin e Evropës në skenën globale, Kurz tha se pavarësisht se është “jashtëzakonisht i suksesshëm“, BE-së ende i mungon guximi të veprojë vendosmërisht dhe në mënyrë të pavarur në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kur bëhet fjalë për këto çështje ndërkombëtare, Bashkimi Evropian ndonjëherë është “i dobët dhe jo plotësisht i aftë për të vepruar”, tha ai.

Presidenti amerkan, Donald Trump, vazhdimisht u ka bërë thirrje vendeve të BE-së të rrisin kontributet për NATO-n.

Javën e kaluar, ai kërkoi përfshirje më të gjerë të NATO-së në Lindjen e Mesme, ku tensionet janë shtuar pas eliminimit të gjeneralit të forcave elitë të Iranit, Qaseem Soleimani, nga forca ajrore amerikane.

Pasa acarimit të marrëdhënieve SHBA-Iran, tërheqja e njëanshme e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore iraniane dhe politika agresive ndaj Teheranit nuk gjeti mbështetjen e Europës, e cila ka tjetër qëndrim nga ai i Amerikës.

 

o.p. / dita

Share This Article
1 Comment
  • O spordhjak i vogel ,nuk te vjen radha te diskutosh per Ameriken .Nuk te takon ty te flasesh per NATON , ku ju Austriaket nuk jeni ne NATO ,me gjithe lutjet te njepasnjeshme qe ju afrohet Austrise per tu inkuadruar ne NATO .Nuk kam kundershtim ,ju punoni per ekonomine e mireqenien e popullit tuaj Austriak ,per te mos paguar taksat e aracin e NATOS .ju lumte nuk jam xheloz .Behini yzmet shqiperise ,dhe coini cdo jave milionat e fitimeve tuaja me avionin e juaj drejt Wienes ,nga vendi parajse e “pasur shqiperi “fare pa investuar ,me siguracionet qe i keni kapur qe ne fillim ,e deri tek llotaria shteterore e ketij populli fukara , qe ja u fali Sali tradhetari ,qe ju jeni mjeshtra te abuzimeve .Dhe dihet se ne shqiptaret kemi “pa punesine ” ne 0% dhe ne nuk ishim ne gjendje per te manaxhuar llotarine shteterore ,ku opozita nuk ka kundershtuar as edhe nje here ??,per kete mega korrupsion i Sali Berishes .Dhe ryshfetin qe ju e ipni per keto fitime i njeh shume mire bota mbare ,por ju lumte bytha ,fitoni EURO pa djerse qyl , mbi shqiptaret e mjere . I drejtohem Sali Berishes .llotaria ne Austri eshte shteterore ,ku genjehet manipulohet nga Austriaket dhe jane miliona euro fitimi dy here ne jave ,qe shkojne per spitale ,shkolla dhe rruge e tj . Hajde provoje o Sali ta privatizosh llotarine shteterore Austriake ,ku te katapultojne prej bythesh Austriaket .Por po te them o Bundeskancelar edhe nje here , je i vogel ,per te dikutuar per Ameriken e Pres TRUMP:
    Merni dhe milni qe te gjithe vendet e ish lindjes ,ku ju jeni te paret qe i keni kollofitur pothuaj te gjitha ,me gjithe se ini rreth 8 miion banore dhe Gjermania eshte e dyta ,per keto fitime dhe dihet qe mbas renies se murit te Berlinit Gjermania rreth 5 vite e para ,kishte halle , ishte e perqendruar per te ballancuar ne te gjitha fushat gjermanine e lindjes me ate perendimore. Gezoju o cunak qe vilni Ceket ,humgarezet Polaket ,Sllovaket Krohatet ,Rumune e Bullgare e deri pak gjera ne shqiperi ,dhe mos kini me shume oreks ,se tahfmaja e madhe ju le pa gje themi ne Shqiptaret ,e nuk i dihet si mund tju shikoje Amerika .
    PS : duhet ti jeni mirenjohes Amerikes ,se per fije te perit mund te ishit inkuadruar ,ne krahun e lindjes ,si ne fatkeqesisht shqiptaret nga krahu i Rusit polar ,dhe amerika ju inkuadroi ne momentin e fundit ne 45 me perendimin . Mos e harro .Jepi cezarit ate qe i takon ,o buze qumesht .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *