Rinisin bisedimet për programin bërthamor të Iranit

anazapta

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore nisin sot raundin e ri të bisedimeve në Vjenë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje që do t’iu jepte fund dyshimeve për programin bërthamor të Iranit.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammed Javad Zarif, ka shfaqur besimin se se do të arrihet përparim i mjaftueshëm gjatë dy ditëve negociata.

Irani dhe gjashtë fuqitë, Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia, Kina, Britania dhe Gjermania  kanë arritur një marrëveshje të përkohshme nëntorin e kaluar.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Irani ka reduktuar disa aktivitete bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *