Vjeshta e gjen Parkun e Madh të ndriçuar, me rrjet të ri te shëtitorja e pistat e reja të pedalimit e vrapimit, frut i kujdesit që i kushtohet gjithë rrugëve brenda e përreth parkut. Dikur një hapësirë e zaptuar nga ndërtimet pa leje dhe nga ferrat, sot e gjithë zona ka ndryshuar totalisht, duke u pajisur me rrugica, cezma uji, fusha sportive, kënde force etj.
Falë sistemit të ndriçimit qytetarët e të gjithë grupmoshave mund të lëvizin të qetë dhe në mënyrë komode në çdo orë të natës në Parkun e Madh!
Në një kohe të shkurtër Parku i Liqenit Artificial është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.
Ndryshe nga dy edicionet e kaluara, maratona e këtij viti përshkoi disa nga pikat më tërheqëse dhe panoramike të Tiranës, siç ishte edhe pjesa përreth Liqenit Artificial.
Më poshtë disa foto nga Parku i Madh mbrëmjeve:




o.j/dita

Ne qe e frekuentojme i themi me plot gojen faleminderit Lali Eri 100 here ,dhe na fal per ate shesh te qendres qe se ke bere gje
Lali Eri,e ke lene rrugen e Kavajes per ibret te zotit! Kandahar,tym e pluhur ne te dy anet ku capiten votuesit dhe ne mes 10-15 biciliste ne dite.Do vota apo nam se u be Tirana me …bicikleta!
Lalin duhet falenderue dhe nderu si i vetmi nga ma pozitivi ne rimekembjen e vendit ne sherbim te popullit ne keto 3 dhjetvjecaret.Por do ishte e udhes qe tek parku i Tiranes te rindertohesh Kisha ortodokse Shen Prokopit.E cila kishte nji arcitekture mjaft karakeristike e shume te bukur me nji pamje madheshtore ne ambientin ku ngrysesh e gellihesh cdo 24 ore.Pikrisht per kete u filmua ne filmin e Skenderbeut si paraqitje si kishe ne Venedik.
Ti jepet leje besimit Ortodoks njikohesisht edhe kontribut,buxhet nga shteti i cili ia vuni kazmen e persekutimit.Duhet te damshperblehet si gjithe te persekutuarit.
Është bërë pa dyshim punë shumë e mirë por Bashkia duhet të vendosi menjëherë në çdo kryqëzim tabelat për kalimtarët, ku janë pistat për biçikletat, ku biçikletat merren për dore etj, etj si edhe emrat e të gjitha rrugëve. Përveç kësaj policia bashkiake duhet të vendosi rregull (gjoba) pasi kundravajtjet janë alarmante dhe policët që patrullojnë tek parku nuk kanë të drejtë të vendosin gjoba (atëhere pse duhet këta police???). Bashkia nëpërmjet policisë bashkiake duhet të zbatojë ligjet e rregullat që ka shpallur në park. Jemi akoma shumë larg për t’a bërë parkun siç duhet, megjithëse është shumë lehtë…të zbatohen ligjet.