Janë një simbol i vetë vjeshtës: gështenjat janë shije e vërtetë dhe kanë shumë vlera të dobishme: përveçse i lakmojmë shumë, kemi edhe mjaft përfitime prej tyre.
Kohë më parë ato ishin një nga ushqimet më të varfra, por sot janë më të vlerësuarat dhe mund të shijohen në mënyra të ndryshme: të ziera, të pjekura, të thata, ose me ëmbëlsinë e xhelatinës dhe marmelatës.
Megjithatë, në qoftë se i konsumon, një gjë është e sigurt: gështenjat na mbushin me shumë substanca të dobishme, janë gjithashtu shumë të mira për ata që vuajnë nga sëmundjet e zorrëve, pasi fruti është tërësisht pa gluten.
Por nuk mbaron këtu: përfitimet e saj janë të dobishme edhe në kozmetikë, për bukurinë e lëkurës dhe të flokëve.
Kohë më parë gështenjat quheshin “buka që rritet në pemë”: për fuqinë e tyre të lartë, mielli i tyre është përdorur shumë në kuzhinë dhe është një ushqim i rëndësishëm për popullsinë rurale që nga kohët e hershme.

Ja se si t’i përdorim gështenjat në rutinën tonë të bukurisë:
Për fytyrën – pulpa e gështenjës ka fuqi astringente dhe është e dobishme në përgatitjen e maskave të fytyrës, veçanërisht e përshtatshme për ata që kanë lëkurë të yndyrshme. Vetëm vlojini frutat dhe shtypni pulpën. Mund t’i shtoni lëng portokalli për të rritur efektin astringjent të maskës, ose qumësht dhe mjaltë për një efekt ushqyes dhe zbutës, ose edhe kos natyral për të ndriçuar lëkurën.
Për flokët – me lëngun e frutave ose me ujë gatimi mund të përgatisni një preparat që do të përdoret në shpëlarjen e fundit të flokëve, për flokë të butë dhe të ndritshëm. Por kujdes: trajtimi është i përshtatshëm vetëm për ato me flokë të errët ose kafe, sepse lë refleks. Kush ka flokë biond ose në ngjyrë të hapur do të jetë mirë të përdorin një preparat, që përgatitet duke zier për njëzet minuta gjethet e gështenjës: preparati pastaj filtrohet dhe përdoret si shpëlarje e fundit.

Për trupin – me miell gështenjash të përzier me ujë termal, me disa pika vaj bajamesh ose me mjaltë, mund të përgatisni një scrub të shkëlqyer që e bën lëkurën tuaj të butë dhe të ndritshme. e.r/dita
