VKM për shpërblimin e 544 pronarëve, lista e emrave që përfitojnë

Dita

Në mbledhjen e saj të radhës, qeveria ka miratuar vendimin për shpërblimin e 544 pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale për të disa qarqe.Në bazë të këtij vendim, do të shpërblehen pronarët për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Elbasanit, Vlorës, Shkodrës dhe Kukësit. Vlera e përgjithshme e kompensimit, për sipërfaqen prej 25 242.55  m², që shpronësohet, është 253 184 771.36 lekë. 3. Zyra përkatëse e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të kryejë ndryshimet, për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Për zbatimin e këtij vendimin, qeveria bën të ditur se është ngarkuar Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.

Kliko ketu per ta pare listen

Share This Article
1 Comment
  • kame ce 1 vite si kaM future letrane ne VKA dhe nuke me ka ardhure ase nje pergjigjie ku mundem te interesohem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *