Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin thotë se reforma në drejtësi do të fillojë atëherë kur të mbarojë drafti. Zonja Vlahutin nënkupton zbatimin e reformës.
Në takimin e tretë të komunitetit drejtues të EURALIUS IV, ajo tha se zbatimi i reformës do të jetë sfidë e madhe.
Ajo kërkoi që paratë e taksa paguesve të Bashkimit Evropian duhet të menaxhohen me përgjegjësi në këtë drejtim dhe se përfitues janë qytetarët shqiptarë me një sistem drejtësie më efikas.
“Për ne pika kryesore e referimit në punën tonë është Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë 2015 që e konsideron sistemin gjyqësor shqiptar në stadin e hershëm të përgatitjes. Dhënia e drejtësisë është e ngadaltë, trajnimi profesional dhe pavarësia e gjyqtarëve është i pamjaftueshëm, korrupsioni po minon gjerësisht efikasitetin e sistemit”, theksoi ajo.
“Një progres i qëndrueshëm në këtë fushë është kyçi për të ardhmen evropiane të këtij vendi dhe më konkretisht, për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, shtoi Vlahutin.

Nuk behet reforme me Berishen ,Meten Lulin! Por po te behet Shiperia do te marre fryme me lirisht! PD thote dhe shpreson per nje percarje te Metes me Ramen! Le te ndodhe por vendi duhet te shkoje ne zgjedhje te reja por pas hyrjes ne fuqi te reformes! Meta dhe Berisha dhe kukumjacka Lul,duhet te japin doreheqjen! Berisha kercenon, do te behet prape k/minister! Meta udheheq LSI me dore te hekurt! Mafia ka mberthyer per fyti Shqiperine! Respekte per Zotin Lu dhe shtetin qe Ai perfaqeson,USA, per Zonjen Vlahutin! Ju lutem na ndihmoni!
Drejtesi leshi me Entela Priftin ne podium, Kryetarja e Gjykates se Apelit Korce per te cilin po gjemon media vizive dhe e shkruar, dhe ku pa prane ambasadores se BE. Tuuuuuurrrrrpppp !
Kesaj euuuuropianes, i mungon nje kerhere te krehe floket dhe… mendjen. Vini re , ajo merakoset që paratë e taksa paguesve të Bashkimit Evropian duhet të menaxhohen me përgjegjësi në këtë drejtim dhe se përfitues janë qytetarët shqiptarë me një sistem drejtësie më efikas… Jepi me.
Keni plotesisht te drejte Jari! C’eshte kjo gjyqtare qe ne kerkojme ta shohim ne biruce, dhe kjo na ben sehir ne podiume? A ka turp me te madh? Ku po shkojme keshtu?
MOS I HAPNI GROPA REFORMES.
Reforma ne drejtesi fillon, qe nga mendimet e piolitikaneve koka te Shqiperise,ne se keta politikane nuk ndryshojne idete e tyre te semura, ne trute e tyre,ne koken e tyre,per drejtesine e deri sotme,do te tote qe me keto ide,.do rifillojne e do vazhdojne, te hapin gropa,drejtesise qe pret i gjithe populli shqiptar, i kudo ndodhur .
Kjo per faktin se idete e tyre gangrenoze,nuk duken, por kuptohen qate, sa here fillojne hapjen e gropes, kunder 138 rekomandimeve te Komisionit te Venecias.Koha per gropat kunder reformes, ka vdekur.
Zoterinj nderkombetare, hiqni nga trupi i popullit te shumevuajtur shqiptare CIBANET kance-
roze, mafioze trumviratin : Berisha-Basha -Meta—qe i kane marre frymen e hajduterise po-
pullit shqiptar…..!!!