Ambasadorja Vlahutin dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndodhen në qytetin e Vlorës, ku kjo e fundit deklaroi se gjatë ditës së sotme do të zhvillohen një sërë takimesh për të nxjerrë dhe problematikat kryesore të pronave.
Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për zgjidhjen e problemit me pronën private në vendin tonë. Nga qyteti i Vlorës, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, deklaroi se BE do të angazhohet për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme lidhur me çështjen e pronës private.
“Më vjen mirë që kthehem në Vlorë, në një ndërtesë të rikonstruktuar. Arsyeja pse jemi këtu është për të parë disa projekte. Sot do të merrem me një çështje që është shumë larg axhendës sonë, por që është në axhendën e qeverisë dhe të qytetarëve, që është çështja e pronës. Falënderoj ministren e Drejtësisë, do kemi takime me një sërë institucionesh, që kanë lidhje me çështjen e pronës. Ne si BE duam të angazhohemi për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme lidhur me çështjen e pronës private”, është shprehur Vlahutin.
Nga ana tjetër ministrja Gjonaj ka thënë se është pikërisht çështja e pronave që bashkon Shqipërinë me BE-në.
“Pranova të jem prezente me ambasadoren e BE në Vlorë, pasi është pikërisht çështja e pronave që bashkon Shqipërinë dhe misionin që do të ndërmarrë delegacioni i BE në Shqipëri. Së fundi, janë zhvilluar një sërë veprimesh ligjore dhe administrative lidhur me çështjen e pronës, ku edhe sot në takimet që do të kemi me administratën e dy agjencive kryesore të pronave do të nxjerrim shumë problematika”.
l.h/ dita

Shqiptarët nuk janë të afyë të bëjnë shtet, kanë thënë armiqtë e Shqipërisë, por jo vetëm. “E bëmë Shqipërinë-shkroi Konica, mbas pavarësisë, tani të bëjmë shqiptarët. Kemi 28 vjet dhe jemi akoma në një pafundësi problemesh, të gjitha nga politikat e gabuara, korrupsioni, pandëshkueshmëria e abuzuseve me ligjin dhemë e rëndësishmja problemi i pronave, gangrena e këtyre 27 vjetëve. Jo për çudi po për turp edhe ketë problem duhet të na e zgjidhin të huajt!? Jo se nuk dinë politikanët tanë ta zgjidhin, por nuk lanë dashur dhe nuk duan, sepse siç thotë proverbi ” ujku do mjegull”. Ata kanë abuzuar skajshmërisht me këtë problem dhe po e çojnë vendin në kolaps. Vendimet e Gjykatës së Strasburgut e kanë dhënë alarmin.
Shqiptarët nuk janë të aftë të bëjnë shtet, kanë thënë armiqtë e Shqipërisë, por jo vetëm. “E bëmë Shqipërinë-shkroi Konica, mbas pavarësisë, -tani le të bëjmë shqiptarët”. Kemi 28 vjet dhe jemi akoma në një pafundësi problemesh, të gjitha nga politikat e gabuara, korrupsioni, pandëshkueshmëria e abuzuseve me ligjin dhe më e rëndësishmja problemi i pronave, gangrena e këtyre 27 vjetëve. Jo për çudi, por për turp edhe ketë problem duhet të na e zgjidhin të huajt!? Jo se nuk dinë politikanët tanë ta zgjidhin, por nuk lanë dashur dhe nuk duan, sepse siç thotë proverbi ” ujku do mjegull”. Ata kanë abuzuar skajshmërisht me këtë problem dhe po e çojnë vendin në kolaps. Vendimet e Gjykatës së Strasburgut e kanë dhënë alarmin.
Ka vetem nje zgidhje prona tek pronari i vertete.
Edhe zbatimi i vendimeve te Strasbourgut ,moj Zoje,perndryshe kot thoni se po ndihmoni shqiperine.