Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin zhvilloi një vizitë në Tropojë dhe në Kukës.
Në fotot e publikuara në facebook nga qendra e Informimit të BE-së, spikat veçanërisht lundrimi në liqenin Komanit dhe mbresat që la ky peizazh përrallor.
Gjatë vizitës, diplomatja evropiane u prit në takim edhe kryebashkiaku Kukësit Bashkim Shehu dhe ai i Tropojës, Besnik Dushaj.
Vlahutin vlerësoi dhe ndikimin e dy projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, konkretisht “EcoNord” dhe “Living on the Border” të cilët zbatohen në veri të vendit. Diskutimet me të rinjtë dhe shoqërinë civile u fokusuan mbi nevojat dhe mundësitë lidhur me mjedisin, turizmin, kulturën, infrastrukturën, bujqësinë, arsimimin dhe bashkëpunimin ndërkufitar.
Në Tropojë, Ambasadorja Vlahutin vizitoi muzeun e qytetit, ku rindërtimi i strukturave dhe pajisjet janë financuar nga Bashkimi Evropian, si dhe shkollën “Ali Prodrimja” në qytetin e Bajram Currit ku janë zhvilluar disa aktivitete për ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet mjedisore në kuadër të “Rrjetit të Eko-shkollave të Rajonit të Kukësit “.
Aktivitetet në fjalë organizohen në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Rritja e kapaciteteve të OSHC-ve në veri të Shqipërisë për përmirësimin e mbrojtjes së biodiversitetit dhe mjedisit – EcoNord”.
Projekti EcoNord ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve teknike, administrative dhe financiare të organizatave mjedisore të shoqërisë civile në qarqet Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër. Me qëllim përmbushjen e këtij objektivi, ky projekt 3 vjeçar synon të krijojë struktura të zhvillimit të kapaciteteve në një platformë njohurish, monitorimi dhe rrjeti.

Shoqja Vlautin nuk ka pse te lodhet e te shkoje deri ne Tropoje e Kukes, aty nuk ka me egrsira, ata kane zbritur ne Kamez, Bythore etj ne token e tyre te xanun, keshtu qe keto takime fare mire mund t’i bente ne keto dy vende.
Por me e rendesishmja eshte qe ne 25 vite “Demokraci” keto dy krahina apo bashki jane drejtuar nga SHQUP-i dhe i ka kthyer ne parajsa, nuk ka me vend ku te investosh.
N.q.s. keni para teper eshte tjeter gje, te beni me pare keta pushtetare qe shkojne 1 here ne jave ne pune , qe nisen me sherbim nga Tirana, aty ku kane edhe shtepite.