Kriptomonedha ‘Dogecoin” pësoi rritje vetëm pasi miliarderi Elon Musk tha se ajo mund të përdoret për të blerë mallra Tesla. The guardian raporton se ‘Dogecoin” u rrit në 0,20 dollarë pas postimit në Twitter të Musk.
“Mallrat e Tesla-s mund të blihen me Dogecoin“-shkruan Musk.
Tesla merch buyable with Dogecoin
— Elon Musk (@elonmusk) January 14, 2022
Ky njoftimin i Musk për blerjen e makinave elektronike me ‘Dogecoin’ bëri që vlera e kriptomonedhës e bazuar në meme qensh të rritet deri në 15% në 24 orë.
Musk, i cili shpesh shkruan për kriptovalutat në Twitter dhe e ka përshkruar më parë dogecoin si “kripton e njerëzve”, kishte thënë në dhjetor se Tesla së shpejti do të testonte pranimin e dogecoin si pagesë për disa mallra.
Megjithatë, ai e kishte quajtur dogecoin një “ngutje” gjatë spotit të tij si mikpritës në Saturday Night Live në maj 2021.
Në emision, Musk u shfaq si “Dogefather” dhe kur u pyet për të shpjeguar “çfarë është dogecoin?”, ai u përgjigj: “Po, është një ngutje.”
a.m/dita
