Pas paraqitjes mbresëlënëse në finalet e Kampionatit Europian, rritet vlera e Kombëtares shqiptare në merkato. Sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, tashmë kuqezinjtë vlejnë 46,15 milionë euro.
Një rritje me afro 15 për qind të vlerës së përgjithshme të skuadrës, që në startin e Euro 2016 vlerësohej 40,88 milionë euro, me Shqipërinë që pozicionohej e 22-ta në renditjen speciale të 24 skuadrave pjesëmarrëse në evenimentin kontinental, duke lënë pas vetëm Irlandën e Veriut dhe Hungarinë.
Lojtari që kushton më tepër nga kuqezinjtë mbetet Elseid Hysaj, me kartonin e shkodranit që përbën gjysmën e vlerës së rritur prej 6 milionë eurosh. Përpara Europianit, mbrojtësi i Napolit vlerësohej 9 milionë euro, ndërsa tashmë çmimi i tij ka shkruar në plot 12 milionë euro.
Rritje kanë edhe vlera e Abrashit, që tashmë kushton 2,5 milionë euro, ndërsa çmimi i Ledian Memushajt është dyfishuar, me mesfushorin vlonjat që vlerësohet 2 milionë euro në merkato. Rritje të çmimit të kartonit ka edhe për Mërgim Mavraj-n, 1,75 milionë euro, Arlind Ajetin që vlerësohet 1,5 milionë, Ermir Lenjanin 1,25 milionë dhe Sokol Cikalleshin 2,8 milionë euro.
E pandryshuar vlera e Etrit Berishës dhe Taulant Xhakës që kushtojnë 4 milionë euro, ndërsa rënie të çmimit ka vetëm për portierin 38-vjeçar Orges Shehi dhe Odise Roshin, me çmimin e mesfushorit të Rijekës që ka zbritur në 350 mijë euro.
Pas paraqitjeve të mira në Francë, të vlerësuara nga i gjithë opinioni në kontinent, vlera e 23 kuqezinjve pritet që të vazhdojnë rritjen, edhe sepse merkato e verës sapo ka nisur dhe interesimi për futbollistët e Kombëtares ka qenë i jashtëzakonshëm.

cja fusni kot ju gazetare shqiptare ;;;; nuk i shihni se bota ja ngrejne vleren futbollistave te vet ;;;sic ben nje me lopen OSE QINGJIN E VET KUR E SHET …DHE ME NE BEJNE KESHTU .NA I ULIN VLERAT E FUTBOLLISTAVE ….PAK ZGJUARSI DO TJU BENTE MIRE …VETEM ANTONI PARCIAL FRANCEZET E CMOJNE 80 MILION DOLLARE ..DHE HYSAJ E NXORRI JASHTE CMIMIT SE DECHAMP SE FUT ME QE NGA NDESHJA ME SHQIPERINE … MBROJTJA E JONE KUSHTON ME SHUME SE 30 MILIONN DHE ABRASHI MEMUSHAJ XHAKA QE BEJEN TE PAKTEN 30 …DHE SULMI …MOS JA ULNI VLERAT CUNAVE TANE ….