Diktatura-artin,
e mbajti me hatër,
sepse çdo qytet,
kish nga një teatër!
Kish nga një teatër,
dhe pallat kulture,
ndaj i bënin këngë,
asaj diktature!
Mbi të gjitha kishte,
aktore-aktorë,
shumë prej tyre kishin,
klasin botëror!
Kur mavro sistemi,
këtu u ndërrua,
si çdo gjë dhe arti,
me rrënjë u shkretua!
Pak nga pak na ikën,
gjithë korifenjtë,
pesë a gjashtë kanë mbetur,
nga më të mëdhenjtë!
Sot për vlerat e teatrit,
po bëhet dava,
teatri kishte shumë vlera,
se ishin ata!
Ishin korifenjtë që thamë,
ato gra e burra,
s’kishte ndonjë vlerë ndërtesa,
as arkitektura!
Tash grupimi anti-Ramë,
çdo vepre i turret,
s’kuptojnë dot se vlera ishin,
aktorët-jo muret!
Po njëlloj dhe për stadiumin,
ju vërsulën Ramës,
xhevahirit më të bukur,
në mes të Tiranës!
Për stadiumin edhe ne,
shprehëm zemërim,
jo për veprën-po për emrin,
që u hoq me qëllim!
Tani dhe vetë Presidenti,
dhe trusti buzë Lanës,
s’duan që ta ngrejë teatrin,
qeveri e Ramës!
Se tani ditë për ditë,
zgjedhjet po afrohen,
dhe ca vepra madhështore,
vendit po i shtohen!
Një teatër aq modern,
në projekt shikojmë,
po aktorët që kanë mbetur,
nuk e meritojnë!
Dikur në atë teatër,
në atë kohën tjetër,
në nivelin më të lartë,
pashë çdo kryevepër!
Dhe të ribëhet teatri,
i gjithi flori,
kush do ta lozë sot “Hamletin”,
dhe “Arturo Ui”?!
Teatri i ri do të ngrihet,
dhe këtu do jemi,
po kur çdo gjë të mbarojë,
aktorë s’do të kemi!
Dhe këtu s’do ta arrijmë,
kurrë diktaturën,
kur nuk ke një Naim Frashëri,
ç’e do koperturën!
Kur nuk ke një Sandër Prosi,
një Kadri e Pjetër,
janë nja dy a tri duzina,
yj-nga Gardë e Vjetër!
Arben Duka

Nuk duhej qè tè mungonin dhe vargjet e tua o i nderuar Arbeni i Dukès. Kèto vargje duhet tè zèn njè vènd ballorè nè hyrjen e Tetrit tè Ri Kombètar. I pèrjetshèm qoftè kujtimi i aktorève tanè tè Mèdhenj. Ju aktorèt e humbur, ju dordolecèt e teatrit jeni tè tepèrt aty Ai Teatèr nuk èshtè pèr juve, por pèr brezat qè do tè vijnè.
Forca e shtetit është të zbatojë ato që miraton me ligj të tjerat janë broçkulla.Kush thyen ligjin shkon pas hekurave.Unë po të isha si Rama do bëja një votim nga tiransit për teatrin dhe mbyllej kjë histori.Të gjithë duan një teatër modern dhe jo një gërmadhë ne mes të Tiranës.
Te lumte Arben Duka
Perle per keta Artist .Nje mendim kam qe te gjithe aktoret tane qe na kane magjepsur , me natyrshmerine , forcen e tyre karakterin e vecante duhet ti gdhendesh ne nje poem qe vetem TI Arben mundesh .
Te lumte Arben Duka !
Me degjofte Perendia e te dhent nga ditet e mija.