Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Qeveria kujdes me borxhin”
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > “Qeveria kujdes me borxhin”
Ekonomi

“Qeveria kujdes me borxhin”

redaktor
Published November 20, 2013
Share
SHARE

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s konstaton se gjendja e financave publike të Shqipërisë është përkeqësuar duke vënë në rrezik vlerësimin e borxhit publik nëse Qeveria nuk do arrijë të ndalë përkeqësimin e treguesve fiskal.  Por sipas agjencisë ka edhe disa zhvillime pozitive që mund të mbështesin rritjen ekonomike në Shqipëri, si marrja e mundshme e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian në muajin dhjetor dhe ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik, TAP në vitin 2015. Gjithsesi ky është një përditësim i agjencisë për tregjet financiare dhe nuk përbën një veprim vlerësimi. Moody’s shkruan gjithashtu se sfidat e kreditit të Shqipërisë janë reflektuar kryesisht në përkeqësimin e ndjeshëm të performancës fiskale të qeverisë në vitet e fundit, që ka rezultuar në nivele më të larta të borxhit, krahasuar me vendet e tjera që mbajnë të njëjtin vlerësim B1. Këto sfida, sipas Moody’s, janë përkeqësuar nga struktura e brishtë e financimit, që ka çuar në një ulje të maturitetit mesatar të borxhit, në një numër të vogël të investitorëve, kryesisht bankat vendase, dhe në një ekspozim të madh të sistemit bankat dhe të qeverisë në valutë të huaj. Por sipas Moody’s ka edhe faktorë lehtësues, si përshembull politikat monetare të kujdesshme të Bankës së Shqipërisë dhe stabiliteti i lartë i çmimeve, që janë reflektuar në një qëndrueshmëri të kursit të këmbimit gjatë viteve të fundit. Për më tepër, përmirësimet ligjore të realizuara në kohët e fundit në procesin e ekzekutimit të kolateralit do të japin një ndikim të shpejtë në uljen e kredive me probleme. Moody’s përmend edhe pika të tjera të forta të ekonomisë shqiptare, duke përfshirë këtu qëndrueshmërinë relative ndaj krizës financiare globale dhe krizës së borxheve në Eurozonë, për shkak të stimujve fiskale dhe monetarë. Për më tepër, stabiliteti i Investimeve të Huaja Direkte vazhdon të mbulojë një pjesë të defiçitit aktual të ekonomisë. Megjithatë, Shqipëria vazhdon të raportojë të ardhura mesatare të ulta dhe ekonomia mbetet e vogël, ka një bazë të ngushtë të produkteve të eksportit dhe është e lidhur me vendet në krizë të Eurozonës. Sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit, aktiviteti ekonomik është ngadalësuar ndjeshëm në vitin 2012 dhe parashikohet që rritja të jetë e “ndrydhur” edhe në vitet në vijim. Aktualisht Moody’s e vlerëson borxhin e Qeverisë shqiptare me B1. Sipas saj, ky vlerësim balancon pritshmëritë për statusin e vendit kandidat në BE me borxhin e lartë publik dhe dobësitë në tregun e brendshëm financiar. Por sipas kompanisë ky vlerësim tashmë është i rrezikuar, nëse Qeveria në afatshkurtër do të dështojë për të ndalur përkeqësimin e treguesve fiskal. Ky mund të jetë një sinjal negativ për investitorët dhe institucionet kredituese të Qeverisë shqiptare, të cilët mund të ngurrojnë të investojnë apo japin borxhe, për shkak të rriskut të dështimit apo moskthimit të tij.

redaktor November 20, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?