Vllaznia-Apolonia, hyrja pa bileta për tifozët

Dita

Përballja e së dielës, Vllaznia-Apolonia, e vlefshme për javën e 23-të të Superligës, do të ndiqet nga një numër më i madh tifozësh, pasi hyrja do të jetë falas në stadiumin “Loro Boriçi”. Ky është lajmi më i fundit, që del nga zyrat e klubit të futbollit “Vllaznia”. Një propozim i tillë në fakt u përcoll nga ana e trajnerit Baldo Raineri ditën e martë, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së Kupës së Shqipërisë me Kukësin. Duke parë edhe rëndësinë që ka ndeshja në fjalë për kuqeblutë, ku skuadra fierake konsiderohet si një prej kundërshtarëve direkt të luftës për mbijetese, drejtuesit e klubit shkodran vendosën t’i përgjigjen pozitivisht  kërkesës së teknikut Raineri. Përmes këtij vendimi, drejtuesit e klubit shpresojnë të rikthejnë në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” tifozërinë e zjarrtë shkodrane, që, për hir të së vërtetës, nisur nga paraqitjet e dobëta të javëve të fundit, janë ftohur jo pak me skuadrën, duke ndikuar që numri i tyre të bjerë në shifra rekord, raporton sportekspres.

Share This Article
4 Comments
  • si ka mundesi? a nuk e kane me te lehte qe te blejne lojtaret?
    Ndoshta po behet e veshtire per trukimet e ndeshjeve. Ogur i mire nqs eshte bere e veshtire per mashtruesit

  • Ne Shkoder nuk ka vllazni si ka pase por ka bashki dhe parti qe shesin ndeshje , .
    Kur te vijne zgjedhjet vendore dote jete i bere stadiumi dhe dote kthehet vllaznia e te gjithve ,aty ku duhet te jete .

  • TURP NE DORE TE KUJT E KAN LENË VLLAZNIN E SHKODRES , SHIKONI EDHE STADIUMIN SI E KANE KATANDISUR PASTAJ SHIKO REZULTATET E EKIPIT ME ISH FUTBOLLIN ME TE BUKUR NE SHQIPERI .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *