Menjëherë pas javës që pasoi prishjen zyrtare të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Bashkisë së qytetit të Shkodrës dhe Kompanisë Gea Sport, kuptohet qartë se cili ishte objektivi i Vllaznisë për këtë edicion.
Tashmë kur ka kaluar 60% e ecurisë së kampionatit kuqeblutë e Shkodrës janë në një pozicion komod, me 11 pikë larg Elbasanit të vendit të 9, diferencë që mund të ishte edhe më e madhe nëse nuk do të ishte penalizimi prej tre pikësh nga UEFA. Nisur nga kjo ecuri e skuadrës së ndërtuar me elementë të rinj të dalë nga akademitë dhe për më tepër e shoqëruar me probleme të shumta financiare, vjen si një rrufe në qiell të hapur kërkesa për largimin e trajnerit Baldo Raineri dhe stafit të tij.
E gjithë kjo situatë kaotike vjen nga anëtarët e Bordit drejtues të klubit të dalë nga një institucion politik si Bashkia e qytetit që ka në pronësi skuadrën. Edhe pse në teori duhet të ndihmojnë klubin në kapërcimin e pengesave, ata vetë bëhen artificialisht pengesë për skuadrën, teksa kalojnë kompetencat e tyre duke shkuar deri aty sa të kërkojnë jo vetëm shkarkimin e stafit drejtues por edhe të drejtorit sportiv Armir Grima.
Të mendosh që skuadra është brenda objektivave, dhe nëse do të kishte edhe 3 pikët e hequra nga Uefa atëherë Vllaznia do të ishte 5 pikë larg Flamurtarit që ka shpenzuar 4 herë më shumë se kuqeblutë dhe 9 pikë larg Laçit. Madje aq mirë kanë punuar tek Vllaznia që edhe pse janë regjistruar 5 humbje radhazi në superiore objektivi nuk cënohet, skuadra ka shitur një element si Kruja në merkaton e dimrit dhe ka afruar nga të rinjtë futbollistë si Krymi, Pjeshka apo Cinari.
Paradoksi është se askush nga këta anëtarë të nderuar të bordit drejtues të Vllaznisë nuk thanë qoftë një fjalë të vetme për ecurinë prej 6 fitoresh radhazi në kampionat të skuadrës, që kulmoi me sukseset ndaj Laçit dhe Partizanit në Qemal Stafa. Megjithatë në Shkodër është një ambient që zien dhe pas çdo humbje kërkojnë një kokë turku, që për momentin është trajneri Raineri, një objektiv i lehtë për tu goditur si një i huaj që është.

Te nderuar!
Personalisht, ketij tranieri, i uroj nje periudhe sa ma t’gjate ne krye te skuadres. Nuk e njoh aspak dhe aq ma pak nuk kam ndigju ma pare (para fillimit te kampionatit 2014 – 2015) te fltitet per te.
T’vetmin element t’cilin un personalisht e vlersoj, jasht maset, asht fakti qe ai ka perfshi, sikurse e thoni edhe ju n’artikullin tuj, te rinjt n’skuader.
Ku asht pa qe t’perfshihesh ne lojen e skuadres dhe “peshkaqenet” qe drejtojn klubin te mos kerkojne te paguash? Me thoni ju lutem: si disa prej tyre kane arrit te sigurojne t’ardhuna per te vene n’pronsi te tyne jo nji, apo dy hyrje, pallati por komplet katin?
Per kaq i jam mirnjohs Rainerit dhe me ju than t’drejten njekohesisht m’vjen turp kur ndigjoj te flitet me ket gjuh.
Gjithsesi. Jena n’Shkoder dhe tan e dina se t’paret ton e kan than nji fjale: Shkoder Kurva. Sigurisht asht fjale me vend se kur shikon kshillin Bashkiak t’Shkoders t’vjen me vjell me figurat ma katastrofike qe mundesh me imagjinu. E na presim qe ky kshill me nxjerr nji bord drejtues t’klubit.
T’fort jena.
Shum mire , se me Grimen e me Luken edhe Mourinjo te jete trajner vllaznia jone ne kte vend do te ishte , por te them se edhe pa trajner me talentat qe ncjerr Shkodra edhe me nje mesues fiskulturet si ish Deda vllaznia po te kete drejtues te ndershem shkon deri ne kupat e evropes .
Ne Shzkoder jane shum per tu shkarkuar dhe per tu penalizuar per demet qe i kan sjell vllaznise e qytetit .