Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vllaznia, lavirja e radhës në duart e politikës?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Vllaznia, lavirja e radhës në duart e politikës?
Komunitet

Vllaznia, lavirja e radhës në duart e politikës?

editor
Published April 9, 2013
Share
SHARE

Më ndjeni për termin “lavire” të përdorur në titull, por situata dukshëm është e tillë, saqë një fjalë tjetër në vend të saj nuk do të mund ta përfaqësonte dot siç duhet realitetin për çështjen që do të trajtoj.

Në krye të herës theksoj: dashuria për Vllazninë, por edhe për futbollin në tërësi më ngacmon t’i shkruaj këto radhë. Ajo frymë, ajo ulërimë, ajo brohoritje apo çjerrje zëri për ngjyrat kuqeblu morën guximin dhe vendosën çka kishin në majën e një pene, për të thënë troç e pastër atë që pakkush po guxon prej kohësh ta shpreh publikisht. Jo se nuk e duan Vllazninë, përkundrazi mund ta duan shumë herë më tepër se artikullshkruesi, porse interesat e ditës, frika e të shprehurit lirshëm, pa ndrojtje, step shumëkënd nën pretendimin se “Kur s’po flasin të tjerët, pse të flas unë i pari?” dhe kësisoj Vllaznia mbetet jetimja e gjorë, nafakkëputura lozonjare.

Fillimisht në gazetën “Dita”, por më pas edhe në medie të tjera kam shprehur mirënjohjen time për marrjen në duar të Vllaznisë nga privati dhe i qëndroj stoik idesë se klubet shqiptare duhet të privatizohen sa më parë. Po ashtu, edhe pse Agron Çela kish qenë më herët president i Vllaznisë, me vete thashë “më mirë ky se sa bashkia”. Parátë e derdhura nga aksioneri janë përherë më kërkuese ndaj futbollistëve dhe stafit teknik të klubit përkundrejt paráve që dalin nga taksapaguesit e shkretë, të hedhur në ajër si pa të keq, duke bërë, në rastin konkret, Vllazninë një pronë pazot. Po çfarë premtoi z.Çela para se të merrte Vllazninë? Renditjen e Vllaznisë në katër skuadrat më të mira të vendit, rrjedhimisht kapjen e një vendi që të çon në Europa League. Shikoni ku dergjet sot Vllaznia! Nuk prita përfundimin e kampionatit, pasi syri realist kritik e di mirëfilli se Vllaznia pas humbjes me Shkumbinin në Peqin s’do të mund të kapë më zonën “Euro”, kur skuadra si Flamurtari, Teuta, Kukësi dhe Tirana renditen më mirë se kuqeblutë, e për më tepër kalendari nuk i favorizon aspak shkodranët për arritjen e këtij objektivi.

Qysh para se drejtimi i klubit të merrej nga z.Çela qarkulluan zëra se biznesmeni po e merrte për interesa personale, që më pas dolën se ishin elektorale. Nëse interesi elektoral i tij do të përputhej me ngritjen e Vllaznisë, futbolldashësit shkodranë as do t’ia dinin se ç’përfitonte ai, mjaft që Vllaznia e tyre e zemrës të arrinte objektivin e shumëpërfolur. Por tashmë jemi përpara faktit se Vllaznia nuk ka arritur as minimumin e peshës së fanellës që përfaqëson. Po tani si i bëhet?

Rasti në fjalë nuk është i vetmi. As i pari dhe as i fundit. Politika shqiptare ka futur duart kudo, duke u shtrirë në çdo qelizë të shoqërisë. Kjo e fundit po përjeton dëmet e ligësisë që buron nga politika. Sporti është futur nën çadrën e vendimmarrjeve personale për qëllime elektorale. Futbolli sidomos është fusha më e dashur për të fituar kapital politik. Sa fiton futbolli nga gjithë kjo mjegullnajë? Asgjë. Madje, ai dëmtohet gjithnjë e më tepër. Vllaznia është femra e përdalë e radhës, ku politika po e përdor deri sa t’ia ketë ënda. Se kush mund t’i thotë stop kësaj maskarade, një Zot i madh e di.

editor April 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?