Vllaznia ndërpret seancën stërvitore, dorëhiqet Canaj

Ornela

Vllaznia ka ndërprerë seancën stërvitore të kësaj të mërkure, pasi siç, raportohet ka pasur presione ndaj trajnerit Agim Canaj, drejtorit teknik Engin Firat dhe administratorit Suad Lici.

Drejtuesve të klubit u është kërkuar që të grumbullojnë në skuadër dhe të përfshijnë në formacion lojtarë të caktuar.

Zyrtarët e klubit nuk kanë treguar ende se nga iu kanë ardhur këto presione. Edhe klubi nuk ka ende një reagim zyrtar.

Mësohet se ka qenë vetë kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, në cilësinë e Presidentes së klubit, që ka dhënë urdhër për ndërprerjen e stërvitjes dhe ka zhvilluar një mbledhje me teknikun Agim Canaj administratorin e klubit Suad Lici, si dhe drejtorin sportiv Engin Firat.

Në mbledhje tekniku Canaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra dhe pse kishte vetëm një javë që e kishte marrë.

Kërcënimet dhe presionet tek Vllaznia duket se janë kthyer në normalitet pasi edhe ish-tekniku Ernest Gjoka e ka vuajtur këtë problem sezonin e kaluar.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *